Fati i uzinës në Ballsh! Ish-deputeti zbulon në Euronews Albania skenarin që po përgatitet
Naftëtarët e uzinës së përpunimit të Ballshit vijojnë rezistencën duke kërkuar pagat e prapambetura dhe rinisjen nga puna të kësaj rafinerie. Prej 17 ditësh një pjesë e naftëtarëve vazhdojnë grevën e urisë dhe protestat për t’ia bërë të qartë qeverisë shqiptare se nuk kanë ndërmend të tërhiqen nga kauza e tyre.
Euronews Albania ka ndjekur hap haps hapi shqetësimin e tyre duke iu dhënë hapësirë të shprehin kërkesat drejtuar autoriteteve. Ish-deputeti i PD-së Luan Baçi në një intervistë për Euronews Albania thekson se gjendja e naftëtarëve është e mjerueshme, dhe kjo sipas tij faktohet nga greva e urisë, e cila vijon prej ditësh.
Ai u shpreh se qeveria nuk e ka trajtuar me prioritet problemin e naftëtarëve, madje shtoi se në vend të zgjidhjes, autoritet kanë zgjedhur t’i “tallin me indiferentizmin e tyre’.
“Kemi qenë në një komunikim të përditshëm me ta, që kur kanë filluar problemet e tyre. Hyrja e tyre në grevë tregon vërtet mjerimin që kanë, padrejtësinë që kanë në këtë problematikë, tashmë të kahershme. Ata kërkojnë pagat e prapambetura, kërkojnë sigurimet shoqërore, që është vjedhje direkt dhe e hapur. Kërkojnë vënien në punë të uzinës, sepse familjet e tyre ushqehen nga kjo uzinë.
Kemi vënë re një mungesë respekti të qeverisë aktuale mbi naftëtarët. Ata janë të patrembur për sakrificën e tyre. Jam absolutisht skeptik me qeverinë e sotme, se nuk do të këtë një zgjidhje, sepse aty nuk dihet se kush është pronari”, tha ai.
Gjithashtu z. Baçi u shpreh se gjendja e vështirë e rafinerisë ka nisur pas 2013, kohë kjo që përkon me ardhjen e PS-së në pushtet. Bazuar në burime të sigurta, ish-deputeti zbuloi për Euronews Albania skenarin e radhës, që sipas tij pritet të vihet në zbatim në uzinën e Ballshit.
“Është më se e vërtetë se privatizimi i ka nisur që në vitin 2008, por ka qenë në një tjetër formë dhe në një tjetër përmbajtje. Është nisur gjithmonë se ajo kompani nuk ishte privatizuar 100% dhe shteti ishte pjesëmarrës me aksione aty dhe përgjigjej për shqetësimet e punëtorëve. Gjatë qeverisë së PD, nga 2008-13 nuk ka pasur probleme të kësaj natyre, por problemi ka nisur pas 2013. Pas 2013-s qeveritarët e sotëm e kanë parë si plaçkë për ta ndarë, dhe që nga ai vit dhe në vazhdimësi, atje janë ndërruar me dhjetëra pronarë. Unë kam një informacion nga burime të sigurta, që po negociohet që uzina dhe rafineria e Ballshit të kalojë në pronarë të rinj dhe nuk e di se kush janë pronarët e rinj. Ka negociata që këta pronarë, bëjnë negociata me pronarë të rinj, që mund ta kalojnë pronësinë në firma të tjera për të humbur gjurmët”, tha ai.
Lexoni gjithashtu:
Avokati tregon dy mënyrat se si zgjidhet shqetësimi i naftëtarëve në Ballsh
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta