Fati ‘ushtarak’ i fëmijëve ukrainas, ekspertët: Do kthehen në rekrutë të Rusisë
Mbi 19 mijë e 500 fëmijë ukrainas janë marrë me forcë në Rusi që nga nisja e pushtimit dhe deri tani Kievi zyrtar ka arritur të kthejë vetëm 1 mijë prej tyre.
Komisioneri ukrainas për të drejtat e njeriut thotë se numri real është shumë më i lartë, duke qenë se rrëmbimet vazhdojnë dhe Rusia po pushton më shumë territore.
Me të mbërritur në territorin rus, ata do të përballen jo vetëm me ndryshimin e identitetit të tyre dhe zhdukjen e lidhjeve me Ukrainën, por edhe me një edukim ushtarak.
“Së pari do të jetë militarizimi. Të gjithë fëmijët ukrainas duhet të jenë anëtarë të organizatave ushtarake të Federatës Ruse. Qëllimi kryesor i Moskës përmes këtyre fëmijëve është rritja e një gjenerate të re ushtarake ruse”, tha Dmytro Lubinets, komisioner për të drejtat e njeriut, Ukrainë.
Në mars të 2023-shit, Gjykata Ndërkombëtare Penale me seli në Hagë shpalli një urdhër-arrest për presidentin rus Vladimir Putin dhe komisioneren ruse për fëmijët, Maria Lvova Belova, nën akuzën e mbikëqyrjes së “deportimeve të paligjshme” të fëmijëve ukrainas.
LEXONI GJITHASHTU:
- Dronët ukrainas godasin Moskën, sulmi më i madh ndaj kryeqytetit rus
- Droni ukrainas godet depon e naftës në Stavropol të Rusisë
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet