Fatmir Mediu tregon “taktikën elektorale” që opozita do të përdorë më 25 prill
Partia Demokratike dhe aleatët e saj pritet që brenda kësaj jave të finalizojnë një marrëveshje politike për mënyrën se si do të paraqiten në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit. Aleati historik i PD, kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu në një intervistë për Euronews Albania tha se opsioni më i mundshëm është që opozita të paraqitet me një listë të përbashkët në qarqet vogla ndërsa në qarqet e mëdha të ketë dy lista kandidatësh për deputetë.
Sipas kësaj formule, opozita në qarqe të mëdha si Tirana, Fieri, Durrësi, Elbasani, mund të hyjë e ndarë në dy grupime brenda kampit opozitar (PD-LSI), kurse në qarqet ku numri i mandateve është i vogël si Kukësi, Gjirokastra dhe Dibra, hyrja me dy lista do ta dëmtonte dhe për këtë arsye mund të shkohet me një listë të përbashkët.
Vetë kreu i PR-së thotë se do të preferonte që në zgjedhje të shkohej me një listë të vetme. “Janë të gjitha mundësitë që partitë e opozitës të jenë në një koalicion në zona të caktuara. Shpresoj që brenda kësaj jave të finalizohet marrëveshja, besoj sepse nuk ka ndonjë gjë të panjohur”, tha z. Mediu.
Ai theksoi se, në zgjedhjet e ardhshme parlamentare “PR nuk pretendon as më shumë e as më pak se sa historiku i proceseve të fundit zgjedhore”. Kreu i PR-së foli për “taktika elektorale në zona të caktuara” në mënyrë që të mos krijohen kosto elektorale dhe votat të kthehen në mandate.
Në zgjedhjet e fundit parlamentare, disa nga kryetarët e partive aleate ishin pjesë e listës së PD-së dhe e njëjta situatë pritet të përsëritet edhe në zgjedhjet e vitit të ardhshëm. Për kritikët, z. Mediu tha se nga kjo është PD që fiton pasi votat e aleatëve i kthen në mandate të saj.
“PR ka interes të dalë e vetme pasi motivon më shumë njerëz por në këto rrethana interesi i PR është që çdo votë e jona të mos shkojë në favor të Ramës por të shkojnë për PD”, tha z. Mediu. “Për ata që kanë siklet se çfarë po jep PD, në akt PD nuk jep, me këtë sistem elektoral ajo merr. Merr mundësinë për të pasur kryeministrin, krijuar mazhorancë dhe qeverisur vendin”, shtoi kreu i PR-së.
Shpërndarja e 140 mandateve të Kuvendit sipas qarqeve:
Tiranë 36 mandate
Fier 16 mandate
Durrës 14 mandate
Elbasan 14 mandate
Korçë 11 mandate
Shkodër 11 mandate
Lezhë 7 mandate
Berat 7 mandate
Dibër 5 mandate
Gjirokastër 4 mandate
Kukës 3 mandate
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta