FBI zbulon çfarë u gjet në banesën e Trump| 5 zhvillime kryesore

26 Gusht 2022 | 22:12
  • Çfarë u gjet në banesën e Trump, zbulon FBI-ja

Dëshmia për kontrollin e banesës së ish presidentit të SHBA-së, Donald Trump është publikuar.

Në dëshmi thuhet se janë gjetur 184 dokumente të klasifikuara. 67 dokumente kanë qenë me shenjës konfidenciale, 92 të tjera Sekret dhe 25 Top Sekret.

Lexoni për më shumë: Çfarë u gjet në banesën e Trump, zbulon FBI-ja

Ilir Meta
  • Ilir Meta ka bërë terrorizëm politik, thotë analisti

Analisti Arben Meçe tha në një intervistë për Euronews Albania se Ilir Meta ka bërë terrorizëm politik.

Sipas tij nuk ka arsye se pse hetimi që SPAK ka nisur ndaj tij të marrë kaq shumë vëmendje.

Lexoni për më shumë: Ilir Meta ka bërë terrorizëm politik, thotë analisti

Ervis Martinaj
  • Vis Martinaj mund të jetë eleminuar, sipas ekspertit

Eksperti i kriminalistikës, Artan Rexhepi thotë se ekziston mundësia që Vis Martinaj mund të jetë eleminuar.

Sipas tij, materialet po serviren me pikatore dhe duke ju kërkuar ndjesë familjarëve, Rexhepi hodhi dyshimet për vdekjen e të shumëkërkuarit.

Lexoni për më shumë: Vis Martinaj mund të jetë eleminuar, sipas ekspertit

Edi Rama
  • ‘Spiunazhi i rusëve qesharak’, Edi Rama: Na shqetëson qëllimi i vërtetë

Edi Rama e ka cilësuar “qesharak” termin “spiun” kur vjen fjala vetëm te fotografimi i depove të armatimit.

Sipas tij ndërtesat janë karakatina dhe nuk përbëjnë rrezik, por çfarë është realisht shqetësuese, është qëllimi i vërtetë i dy rusëve dhe ukrainasit që tentuan të hyjnë në depon e armatimit në Gramsh dhe sulmuan dy ushtarët që ruanin objektin me spray neuro-paralizues.

Lexoni për më shumë: ‘Spiunazhi i rusëve qesharak’, Edi Rama: Na shqetëson qëllimi i vërtetë

  • 190 mijë të rinj pa punë apo duke ndjekur arsimim

Rreth 190 mijë të rinj në Shqipëri nuk rezultojnë as të punësuar, as se janë duke u arsimuar dhe as në aftësim për të marrë një profesion.

Kështu thuhet në strategjinë kombëtare të rinisë për vitet 2022-2029 e cila është hedhur për konsultim publik.

Lexoni për më shumë: 190 mijë të rinj pa punë apo duke ndjekur arsimim

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026