“Feja muslimane, pushtuese”, Ramkaj -Hazizajt: Të të vij turp! Kërko falje publike

19 Maj 2024 | 21:53

Ndërsa diskutohej në lidhje me martesat LGBT në emisionin “Review” në Euronews Albania, avokati Altin Hazaizaj tha se feja nuk duhet të ndërhynte në këtë çështje e aq më tepër feja myslimane, e cila sipas tij është një fe pushtuese.

Kjo shprehje e tij bëri që Arben Ramkaj përfaqësues nga qendra ndërfetare,të kërkonte nga aktivisti një ndjesë publike, pasi kjo shprehje e tij diskriminonte rreth 2 miliardë njerëz që i përkasin atij besimi.

Pjesë nga biseda

Altin Hazaizaj: Feja duhet të ketë shumë kujdes kur futet në fushën civile. Feja nuk ka të drejtë të futet në fushën civile, se në atë moment ajo bëhet e goditshme, se vijnë me dogmën 3 mijë vjeçare. Siç është feja myslimane që është fe pushtuese. Po hape kutinë e pandorës do presësh vetëm probleme.

Arben Ramkaj: Avokat duhet të kërkosh një falje publike, se e konsideron fenë islame si fe pushtuese. Ti nuk mund të thuash feja, mund të thuash janë turqit pushtues, por jo feja. Është turp, është feja e dy miliardë njerëz. Unë e kaloj këtë gjë se ishte emocionale, por duhet ti vijë zor për atë që tha. Por perceprimin e strukturës së familjes nuk nda e ndryshon dot ti.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rekord abstenimi në Algjeri, qytetarët nuk dalin fare në votime

Algjeria regjistroi nivelin më të ulët të pjesëmarrjes në historinë e zgjedhjeve parlamentare, me vetëm 21.24% të qytetarëve që votuan në zgjedhjet e zhvilluara më...
22:10 | 06/07/2026

SHBA sekuestron mbi 600 dronë pranë stadiumeve të Kupës së Botës

Autoritetet amerikane kanë sekuestruar më shumë se 600 dronë pranë stadiumeve dhe zonave të tifozëve të Kupës së Botës që nga nisja e turneut, më...
22:02 | 06/07/2026

Trump: Zgjidhja për luftën në Ukrainë është më afër nga sa mendojnë njerëzit

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, deklaroi të hënën se një zgjidhje për luftën në Ukrainë “është më afër nga sa mendojnë njerëzit”, duke...
21:59 | 06/07/2026