Fëmijët autikë, Afërdita Seiti tregon se një pjesë e mirë e specialistëve janë të patrajnuar

2 Prill 2021 | 10:42

Sot është dita botërore e autizmit dhe në këtë ditë synohet të rritet ndërgjegjësimi në të gjitha nivelet e shoqërisë lidhur me çrregullimet e spektrit të autizmit dhe përmirësimin e jetës së atyre që jetojnë me autizëm.

Afërdita Seiti, drejtore ekzekutive, shoqata “Ndihmoni Jetën” u shpreh në Euronews Albania se fëmijët me probleme të autizimit sa po vijnë dhe po shtohen.

Ajo tregoi edhe problemet me të cilat përballen familjarët e këtyre fëmijëve.

“Është e vërtetë që ka specialistë dhe janë sensibilizuar, por nuk janë të mjaftueshëm për të punuar sepse edhe mënyrat që ata kanë filluar të punojnë, nuk janë të duhurat”, u shpreh zonja Seiti.

Sipas saj një pjesë e mirë e specialistëve janë të patrajnuar dhe nuk zbatojnë standardet e shërbimit.

Ajo shton se një tjetër problematikë është se shërbimet ndaj fëmijëve autikë nuk monitorohen nga shteti.

“Këto lloj shërbime nuk monitorohen nga shteti. E dyta është se këto shërbime i paguan familja. Vetëm 1900 fëmijë marrin shërbime në qendrat shëndetësore të vendit.  Gjithsej janë 15600 fëmijë me probleme te aftësisë së kufizuar dhe kuptohet mbi 60% janë me probleme të autizimit”, përfundoi ajo.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026