Fëmijët në Qesarakë bëhen bashkë çdo fundjavë për të pastruar lagjen

20 Shtator 2021 | 13:29

Për fëmijët dhe adoleshentët në Qesarakë, në periferi të Tiranës çdo fundjavë nis me pastrimin e hapësirave përpara dhe përreth pallatit të tyre.

Ata mblidhen në mëngjes për të ndarë detyrat sepse për secilin prej tyre është e rëndësishme të kenë një ambient të pastër dhe për këtë japin kontributin e tyre.

“Ne e bëjmë këtë çdo fundjavë, mblidhemi diku te 7-8 veta. Banorët faktikisht na kanë thënë shumë herë që ta marrim këtë iniciativë. Ne kemi rreth një vit që e bëjmë dhe do vazhdojmë ta bëjmë çdo fundjavë,” – u shpreh Ergi.

“Edhe unë me shoqet e mia dhe shokët, çdo fundjavë e pastrojmë oborrin para pallatit që të jetë sa më i pastër,” – tha Kaltrina.

Ndërsa fëmijët kujdesen të mos lënë asnjë cep të lagjes pa pastruar, banorët e pallatit ndihen krenarë për ta. Një grua tregoi për Euronews Albania se dikur çdo lagje ishte e pastër pa pasur nevojë për fushata sensibilizimi.

“Në kohën tonë, pastrimin e bënim të gjithë individualisht. Çdo njeri pastronte pjesën e vet dhe s’kishte nevojë të mblidheshin fëmijët për të pastruar ambientin,” – tha ajo.

Oborri që fëmijët pastrojnë rregullisht është ambienti i vetëm në lagjen e tyre ku mund të luajnë. Kontribuesit e vegjël në pastrimin e mjedisit kërkojnë më shumë hapësira të gjelbra për ta dhe më shumë mundësi për aktivitet fizik.

 

LEXONI GJITHASHTU: 

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026