Fëmijët të rrezikuar nga skolioza, OBSH: Pesha e çantës sa 1/10 e peshës trupore

4 Tetor 2022 | 16:54

Viti i ri shkollor sapo ka nisur dhe një nga problematikat që është identifikuar është pikërisht pesha e madhe e çantave të shkollës. Kjo është çanta e Françeskës e cila është ne klasën 6, e peshon plot 5 kg.

Për një 12-vjeçare që relativisht peshën normale trupore e ka 30 kg, çanta kthehet në një problem.

Peshën mbi normë e vërejnë edhe prindërit që janë të detyruar ti shoqërojnë fëmijët në shkollë.

“Ankohet se nuk e mban dot. E sjellë vet në shkollë nuk e lë vet.

“Kam 8 libra në çantë, më rëndon”

Organizata Botërore e Shëndetit thotë se ngarkesa që një fëmijë duhet të mbajë mbi supe nuk duhet të kalojë 10% e peshës trupore të tyre.

Sipas fizioterapistit Gerald Gorari pesha e tepërt sjell probleme në zhvillimin fizik të fëmijës dhe shkakton probleme në shtyllën kurrizore.

“Çantat e rënda janë problematike sepse kanë ndikim të drejtpërdrejtë te kolona vertebrale e fëmijës dhe me rritjen e tyre shfaqen patologji të ndryshme. Duke mos treguar kujdes fëmijët fillojnë shfaqin simptomat e para siç është lodhja dhe dhimbja. Në rastet kronike vështirësohet kurimi i tyre. Problemet posturale shfaqen tek ta siç është shpatulla e rënë nga njëra anë në nivelin torakal, hiperkifoza, skolioza”-shprehet ai.

Mjeku specialist ka edhe disa këshilla për prindërit se sit ë veprojnë me fëmijët.

“Çanta duhet të jetë e pajisur me dy rripa mbrapa, një rrip para tek pjesa e legenit për të qenë sa më e fiksuar dhe e mbështetur në shtylla kurrizore. Gjithashtu jo më e gjatë se postura e fëmijës dhe me e gjerë. E rëndësishme shumë është aktiviteti fizik i fëmijëve siç është noti futbolli basketbolli. Me e rëndësishmja vizitat në mjeku specialist i tyre”

Çantat e rënda tek fëmijët e klasave fillore vazhdojnë të jenë problem i theksuar në vendin tonë, ku shumë fëmijë rrezikohen nga skolioza, sëmundje e cila shkakton deformim të shtyllës kurrizore.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026