Fenomeni i bullizmit, të rinjtë e Libohovës japin shfaqje teatrale sensibilizuese
Në Qendrën Kulturore të Libohovës një grup të rinjsh u prezantuan shfaqjen sensibilizuese “Ti themi jo bullizmit”. Kjo pjesë teatrore ishte një krijim origjinal i vetë nxënësve, të cilët përmes artit dhe interpretimit sollën mesazhe të forta kundër këtij fenomeni shqetësues në shoqërinë tonë.
Përmes skenave të ndërtuara nga përvojat, idetë dhe këndvështrimet e tyre, nxënësit përcollën rëndësinë e respektit, pranimit dhe mbështetjes së njëri-tjetrit, duke treguar se bullizmi lë pasoja që shpesh zgjasin më shumë se sa mendohet.
“Për të luftuar bullizmin, për të sensibilizuar opinionin dhe për të përfshirë të gjithë faktorët siç janë shkolla, prindërit, policia, vetë të rinjtë për ti thënë: Jo bullizimit në shkolla por edhe në komunitet”, është shprehur organizatori, Ëngjëll Serjani.
Nisma synon të nxisë reflektim dhe ndërgjegjësim, duke përcjellë mesazhin se lufta kundër bullizmit është përgjegjësi e të gjithëve.
“Ky aktivitet ndonëse një dramatizim i shkurtër plot emocion, përsëri na ka dhënë atë mirësinë dhe afrimitetin me njeri-tjetrin duke na dhënë gjithashtu edhe një mesazh, roli i mësueses ishte një rol i përshtatshëm për mua”, është shprehur një nga nxënëset, Athalia Koçi.
Ndërkohë, regjisor Kosta Kreci është shprehur se fenomeni i bullizmit është shtuar shumë dhe me anë të kësaj shfaqjeje janë mundur të kontribuojnë tek njerëzit për t’i sensibilizuar ata.
“Ne organizuam një pjesë teatrore me nxënës të shkollave të ndryshme për të sensibilizuar sado pak të rinjtë, qytetarët, mësuesit këdo në komunitetin tonë për arsye se ky fenomen është shtuar shumë dhe ne u përpoqëm të kontribuojmë sado pak me këtë shfaqje të vogël, me këta nxënës, me këtë dëshirë të mirë”, është shprehur ai.
Kjo shfaqje rinore do të prezantohet edhe në qytete të tjera me synimin për të përfshirë sa më shumë të rinj, prindër dhe mësues për t’i thënë së bashku “Jo bullizmit!”.
Shfaqja teatrore solli mesazhe të forta për respektin dhe kundërshtimin e bullizmit. Organizatorët kërkojnë përfshirjen e të gjithë aktorëve në luftën kundër bullizmit. Shfaqja do të prezantohet edhe në qytete të tjera për të zgjeruar ndërgjegjësimin.
Dita e 28-të e protestës, nis grumbullimi i qytetarëve në Sheshin “Skënderbej”
Pogradeci mirëpret edicionin e 16-të të Festivalit Ballkanik të Filmit dhe Kulinarisë
Ujërat e zeza ndotin plazhin në Shkëmbin e Kavajës, pushuesit kërkojnë ndërhyrje
- 19:04 Izraeli urdhëron ushtrinë të përgatitet për ‘qëndrim të zgjatur’ në Libanin jugor
- 18:59 Dita e 28-të e protestës, nis grumbullimi i qytetarëve në Sheshin “Skënderbej”
- 18:43 Vala e të nxehtit nxit zjarre në Francë, Greqi dhe Spanjë. Zjarrfikësit në betejë me flakët
- 18:43 Vance pretendon se SHBA-të i kanë të gjitha kartat në Iran: Ata janë të dobët, Amerika fiton
- 18:32 Mijëra hungarezë i bashkohen marshimit të parë të Krenarisë në Budapest që nga humbja e Orbanit
- 18:30 “Dorëheqja e Vuçiç do ndryshonte gjithçka në Serbi”, analisti: Ja kush do kishte përparësi