Fermerët e Dvoranit kërkojnë treg, dëmtohen nga konkurrenca e pandershme

29 Shtator 2022 | 12:23

Dvorani në Korçë është një nga fshatrat me prodhimin më të lartë të mollës në juglindje.

Puna e gjithë vitit finalizohet në vjeshtë, ku fruti magazinohet dhe shitet.

Euronews Albania ka kryer një vëzhgim, ku foli nga afër me fermerët, të cilët treguan vështirësitë që ata ndodhen. Sipas tyre, mungesa e tregut ka bërë që pjesa me e madhe e prodhimit të ngelet pa shitur.

“Mbi 250-300 kunjtal. Deri tani kam shitur shumë pak. Nuk ka treg. Ku ti çojmë? Këtu duhet të ketë magazine qendrore, qeveria të më japë urdhër ta mbledh, të seleksionohet, ta gjejë treg. Unë ilaçet i marr shtrenjtë trefishin, plehu ç’të të them. Kur shteti nuk gjen treg, ku do gjej unë si fshatar? Ne pune qeverisë nuk i kërkojmë, ne i kërkojmë vetëm treg”

“Këtë vit unë kam prodhuar 450-500 kuintalë mollë. Nuk kam shitur asnjë kokërr, i kam lënë të gjitha në pemë. Sepse rregullator në këtë mes duhet të jetë shteti. Ku ti shpie unë? Sekonda 27 kujt t’ia japim, ku ti çojmë? Nuk shkon as 15 lek, hiç fare. I hedhim në kanale, në lumë. Nuk ja ka vlejtur barra qiranë”

“Sivjet kemi rreth 200 kuintal mollë. Çmimi është me 20 lek kilogrami, kostoja shumë e lartë. Frigoriferët janë mbyllur, s’marrin fare për shkak të energjisë. Deri tani kam shitur rreth 10 kuinalë molle.”- shprehen banorët.

I riu nga Dvorani, i cili është rikthyer nga emigracioni për të investuar në vendin e vet tregon se në qoftë se mollët nuk shiten, ai do të rikthehet përsëri në Greqi, për të punuar si emigrant.

“Nëse nuk e shes mollën edhe sivjet, është viti i fundit e do iki fare, do iki Greqi. Kam punuar 15 vite Greqi, erdha bëra shtëpi, do e le shtëpinë e të gjitha e do iki prapë në Greqi, ose France për azil. Ne në fshat na shkatërruan fare.”- tha ai.

Euronews Albania kontaktoi me disa prej drejtuesve të drejtorisë së bujqësisë këtu në Korçë të cilët u shprehën se tregu është vet rregullator e se shteti nuk ka kompetencë për të ndërhyrë në të. Një arsye tjetër pse mollët e fushës së Korçës ngelen pa shitur është cilësia e dobët e tyre në krahasim me mollët e vendeve të rajonit

Qarku i Korçës prodhon rreth 120.000 ton mollë në vit, sasi kjo e cila shitet në tregun vendas e më pak në vendet e rajonit.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026