Fermerët e Fierit dhe Beratit protestojnë për rritjen e çmimeve

20 Shkurt 2022 | 13:30

Fermerë të Fierit dhe Beratit protestuan të dielën për rritjen e çmimit të plehrave kimike, inputeve bujqësore dhe çmimit të naftës.

Në protestën e organizuar në rrugë nacionale Berat-Fier, fermerët kanë kërkuar nga Ministria e Bujqësisë të rishikojë subvencionet e të rrisë fondet për bujqësinë.

“Plehrat kanë çmim të lartë, nafta 2000 lekë litri, këta fermerë që shikon këtu për 2-3 muaj i ke të ikur në Gjermani. Rishikoni projekt buxhetin e bujqësisë shqiptare ndryshe do të falimentojmë të gjithë njëkohësisht”, bëri thirrje një nga fermerët.

Sindikata e Fermerëve të Bashkuar i ka dërguar një shkresë zyrtare qeverisë ku kërkojnë subvencione, ulje të çmimit të naftës dhe rritje të imputeve bujqësore.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026