English

Fermerët e Fierit shtojnë prodhimin e elbit, por nuk gjejnë treg

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Prej tetë vjetësh Indrit Troka nga Levani kultivon elb në tokën e tij. Edhe këtë vit, ai po korr tre hektarë tokë të mbjellë me këtë lloj drithi.

- Advertisement -

Ai thotë se elbi është shumë i mirë për prodhimin e birrës, por nuk tërhiqet nga prodhuesit  e saj.

“Elbi është shumë i mirë për birrën, por problem është se ne nuk na i tërheq njëri dhe e tregtojmë vetëm për bagëtitë. Dhe me këto kushte është shumë keq, sidomos sivjet ne jemi të vëmë lekë nga xhepi. Unë kam mbjellë tre ha dhe i bie që të dal jek e jek, është mirë, por i bie të jap lekë nga xhepi, se koha një, plehrat dy, venë të tëra nga pak” pohon ai.

Zaho Hodaj është një tjetër fermer i cili po e korr prodhimin e elbit. Përballë vështirësive të gjetjes së tregut, ai pohon se ky është viti i fundit që mbjell këtë bimë.

“Ne elbin e mbjellim për probleme te familjes, sepse kaq tokë kemi. Mirëpo me çmimet që kanë ardhur sot, ne jemi krejtësisht të humbur, sidomos këto ditë. Çmimet kanë vajtur lart, plehrat, nitrati, kanë vajtur më shumë se sheqeri. Nuk ka asnjë treg vetëm kur gjejmë kështu ndonje treg me shoqëri. Jemi krejtësisht të humbur edhe sivjet dhe nuk mbjell më, sepse dal i humbur”, deklaron ai.

Në qarkun Fier, janë mbyllur edhe disa fabrika birre, të cilat e grumbullonin elbin si lëndë e parë. Drejtori i Ekstensionit Bujqësor rajonal Lushnjë, Ferdinand Shani thotë se sipërfaqja e mbjellë dhe prodhimi janë rritur, por problem sipas tij mbetet tregu industrial.

“Agroindustria është ajo që e mbledh dhe i jep dorë fermerit që nesër të stimulohet të mbjellë më shumë. Sot për sot, ne nuk kemi ndonjë sinjal nga agroindustria, gjë të cilën duhet të jenë të gatshëm që në fillim të merret prodhimi vendas që kemi dhe bujqësia të stimulohet dhe fermeri të fitoj por dhe cilësia e elbit sivjet dhe vitet e tjera është cilësi për tu admiruar”, tha Shani.

Por, cila është përgjigja e tij ndaj fermerëve që thonë se nuk do të mbjellin me elb në vitin tjetër?

“Besoj se edhe kriza që është në këtë moment dhe agroindustria do të jetë e interesuar për ta mbledhur elbin dhe grurin sivjet vendas pasi do të jetë shumë e vështirë dhe çmimet që do të vijnë nga jashtë do të jenë shumë herë më të larta. Apeli im ndaj fermerëve është të mos nxitohen dhe të presin çmimin real të kostos së prodhimit pasi një pjesë nxitohen për mungesë magazinimi. Të marrin masa magazinimi dhe të presin që të lidhen kontratat dhe të zbresi agroindustria në zonën e Myzeqesë ku është dhe sasia më e madhe e elbit të prodhuar”, sipas Shanit.

Nga 712 ha të mbjella me elb në vitin 2018, në vitin 2022 janë mbjellë 1986 ha. Me rendimentet krahasues, nga 29  kv elb për ha në vitin 2021 prodhimi shkoi në 38 kv për ha.

Me këtë trend pritet që rendimenti nga 21 mijë kv për vitin 2018 të shkoj në 76 mijë kv,  dhe i gjithë ky prodhim  nuk ka asnjë treg të sigurtë shitjeje.

LEXONI GJITHASHTU

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?