Festat e fundvitit, mbi 9 mijë shqiptarë të Kosovës zbresin në Aeroportin “Adem Jashari”

19 Dhjetor 2020 | 20:30

Pavarësisht kushteve jo të favorshme për shkak të pandemisë së Covid-19, shqiptarët që jetojnë jashtë kanë menduar të kthehen pranë të afërmve.

Vetëm gjatë ditës së sotme përmes Aeroportit të Prishtinës kanë arritur në Kosovë mbi 9 mijë shqiptarë, ndërsa janë realizuar mbi 35 fluturime komerciale.

Lajmin e bëri të ditur ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi përmes një statusi në “Facebook”.

Po ashtu ai ka bërë të ditur se ka kërkuar nga autoritetet që të rrisin përpjekjet, që fluksi i personave që presin udhëtarët jashtë terminalit të menaxhohet më mirë.

“Vetëm përmes Aeroportit të Prishtinës sot arritën mbi 9 mijë bashkatdhetarë, dhe u realizuan mbi 35 fluturime komerciale. Ardhja e bashkatdhetarëve për fundvit është lajm i mirë si për ekonominë ashtu edhe për familjet kosovare që bashkohen në këto ditë festash. Situata në Aeroport raportohet të jetë nën kontroll sa i përket zbatimit të masave anticovid brenda terminalit, megjithatë kam kërkuar nga Autoritetet që të rrisin përpjekjet që turma e personave që presin udhëtarët jashtë terminalit të menaxhohet më mirë”, shkruan ai. 

Më herët, ishte kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj i cili i kërkoi qeverisë së Kosovës të heqë ndalesat e qarkullimit deri pas festave, dhe t’u japë mundësi të kthyerve në atdhe të udhëtojnë lirisht.

 “Festat e fundvitit e gjallërojnë jetën në Kosovë, familjet tona dhe po ashtu ekonominë e vendit. Zakonshëm po ndodh edhe këtë vit, pavarësisht rrethanave pandemike, sikurse edhe në rrethanat e vështira historike për shqiptarët, mijëra bashkatdhetarë ia kanë mësyrë Kosovës”, ka shkruar Haradinaj.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026

Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu, tha se rruga e vendit drejt Bashkimit Evropian është interes strategjik shtetëror. Këto deklarata ajo i...
13:38 | 03/06/2026