Festa e rakisë së manit/ Boboshtica pret dhjetëra turistë, mungon muzeu i premtuar

25 Shtator 2022 | 16:38

E kthyer tashmë në traditë është organizuar për të disatin vit radhazi festa e rakisë në fshatin Boboshticë të Korçës.

Ky fshat është i njohur jo vetëm për mikpritjen por edhe për prodhimin cilësor të rakisë së manit.

Manat shekullore identifikojnë Boboshticën dhe banorët e zonës janë zanatçinj të nxjerrjes së kësaj pije me shije të veçantë, por e njohur dhe për vetitë kurative.

Banorët  dhe vizitorët shprehen mjaft të kënaqur nga kjo festë e cila ka gjallëri ku pihet e festohet por këtë vit sipas tyre pjesëmarrja është me e ulët.

Rakia e manit

Boboshtica ka pasur një tkurrje të popullsisë, të cilët janë larguar në emigrim e ndërkohë ka nga ata që e shohin këtë vend si potencial për tu kthyer e për të investuar në vendin e tyre.

Premtim për banorët e  Boboshticës ende i parealizuar ka qenë edhe ndërtimi i Muzeut të Rakisë në qendrën e fshatit i cili do i vinte në ndihmë edhe banorëve të zonës për të treguar vlerat dhe traditën.

LEXONI GJITHASHTU: 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026