Festë edhe në Prekaz, bashkë me ditën e flamurit festohet edhe ditëlindja e Adem Jasharit
Atmosfera e festave të nëntorit është dhe më e pranishme në Prekaz. Kjo, pasi vendasit festojnë dhe ditëlindjen e komandantit legjendar të UÇK-së, Adem Jashari.
Në këto ditë të shënuara, në Prekaz nuk mungojnë dhe shqiptarët e diasporës, të cilët si në formë pelegrinazhi vijnë për të nderuar kujtimin e Jasharajve.
“Kam ardhur nga Norvegjia, kemi ardhur për të nderuar ditëlindjen e komandantit. Besoj që kemi arritur mjaft, kam mundur me u bë më mirë por mirë, nuk është keq”, u shpreh një qytetar i Kosovës.
Në këto ditë të shënuara nuk mungojnë as parashutistët nga të gjitha trevat shqiptare, të cilët sjellin frymën e lirisë në qiellin që dikur nxihej nga municionet serbe.
Vendasit sjellin në varreza edhe fëmijët, për t’iu treguar legjendën moderne të të parëve të tyre.
“Për të festuar 28 nëntorin kemi bërë disa homazhe në varrezat e Jasharve. Kemi ndjenja se këta e ka filluar luftën dhe kanë filluar që shteti jonë të jetë i pavarur dhe ne të jetojmë të lirë”, u shpreh një fëmijë i pranishëm në ceremoni.
Lexoni gjithashtu:
76-vjetori i çlirimit, presidenti Meta: Duhet të ndalim shpopullimin e Shqipërisë
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta