Festë kombëtare në Paraguai pas eliminimit të Gjermanisë
Paraguai ka shpallur të martën festë kombëtare për të kremtuar fitoren historike ndaj Gjermanisë në Kupën e Botës, sukses që i siguroi kombëtares kualifikimin në fazën e 1/8 së finales. Vendimi u mor nga presidenti Santiago Peña, i cili e cilësoi triumfin si një moment që tejkalon sportin dhe përfaqëson identitetin e popullit paraguaian.
Paraguai eliminoi katër herë kampionët e botës pasi triumfoi 4:3 në ekzekutimin e penalltive, pas barazimit 1:1 në kohën e rregullt dhe vazhdimet. Ky rezultat konsiderohet si një nga befasitë më të mëdha në historinë e Kupës së Botës.
Presidenti Peña publikoi në rrjetet sociale fotografinë e nënshkrimit të dekretit, duke deklaruar: “Sot, një vend i tërë feston”. Ai shtoi se skuadra përfaqëson “vendosmërinë, besimin dhe forcën e njerëzve që nuk dorëzohen kurrë”.
Në tekstin e dekretit thuhet se fitorja e Paraguait shkon përtej sportit dhe se “Qeveria nuk mund të qëndrojë indiferente ndaj kësaj arritjeje të jashtëzakonshme”, duke theksuar se është e nevojshme të krijohen kushtet që qytetarët të mblidhen dhe të festojnë këtë ditë historike.
Paraguai bëhet kështu vendi i dytë i Amerikës së Jugut që shpall festë kombëtare pas një fitoreje befasuese ndaj Gjermanisë në këtë Kupë Bote. Javën e kaluar, edhe Ekuadori shpalli pushim kombëtar pasi mposhti Gjermaninë me rezultat 2:1 në fazën e grupeve dhe siguroi kalimin në fazën eliminatore.
Botërori vazhdon edhe sot me tre përballje interesante, ekipet që luajnë
Paraguai eliminon Gjermaninë me penallti dhe siguron një vend në 16 më të mirat
Maroku eliminon Holandën me penallti dhe siguron kualifikimin
- 10:10 Eksperti i astronomisë: Asteroidi më i rrezikshëm që do t’i afrohet Tokës në vitin 2028
- 10:06 Polemikat me Trump, Meloni: Nuk jam antiamerikane, por as e gjunjëzuar
- 10:04 Rubio: Do rivendosim unitetin në Libi
- 10:00 Spiropali: Jemi duke punuar për draftin për Shqipërinë e re, do vijoj të jem pjesë e PS
- 09:48 Mblidhen protestuesit e parë para Kuvendit, deputetët e PS hyjnë 30 minuta më herët (VIDEO)
- 09:45 Iraku mirëpret bisedimet SHBA-Iran