Festivali ballkanik i filmit, për 5 ditë Pogradeci kthehet në kinema
Pas një viti të gjatë pandemie është rikthyer edhe Festvali Ballkanik i Filmit në Pogradec. Për 5 ditë dhe netë me radhë qyteti liqenor shndërrohet në kryeqendrën e Ballkanit pasi bën bashkë artistë, kineastë, producentë me dhe pa përvojë nga të gjitha shtetet ballkanike.
Edicioni i 11 i këtij festivali ka nisur edhe si një homazh për miqtë e tij që nuk jetojnë më si Gjergj Xhuvani apo Fatos Baxhaku deri tek ata që humbën edhe jetën nga pandemia si Kujtim Prodani.
“Surpriza do të jenë filmat e rinj që janë të prodhimeve të vitit 2020-2021 si të shkurtër, ashtu edhe filmat e gjatë dhe që publiku të vijë dhe t’i shijojë dhe t’i shikojë. Filmi i Gjergjit padiskutim që ka lidhje me këtë festival, me Pogradecin, me Korçën, me këtë zonë sepse edhe filmi quhet liqeni im,” – u shpreh Eno Milkani, organizator i B3F.
Për Ema Andrean e cila është riftuar për moderimin e Festivalit emocionet janë të veçanta teksa rikthehet një festival me përmasa të mëdha dhe art të vërtetë.
“Më kanë bërë sërish nder duke më ftuar ta hap festivalin. Kam hapur edhe një festival tjetër dhe në këtë rast emocioni është duke mbartur me vete edhe 11 vite eksperiencë të këtij festivali. Pandemia ka sjellë shumë dëme në jetën tonë, sociale, politike por ndoshta e vetmja e mirë që solli nëse mund të quhet kështu, është se njerëzit kuptuan se sa i rëndësishëm është arti në jetën e tyre,” – deklaroi Andrea.
Nata e parë u çel me filmin shqiptar “Liqeni im” të Gjergj Xhuvanit ndërsa në konkurrim për 5 netë do të jenë 40 prodhime ballkanike.
LEXONI GJITHASHTU:
- Simfoni në Vlorë, mbrëmje koncertale me artistët vlonjatë të muzikës klasike
- Ndahet nga jeta artisti Sherif Merdani
- Festivali i Filmit në Venecia, “Luani i Artë’” shkon për aktorin Roberto Benigni
Kolona zanore e filmit “Odisea” nga Nolan u frymëzua nga polifonia shqiptare! Kompozitori regjistroi barinjtë e Jugut në orën 4 të mëngjesit
Simfonia e 9-të e Beethovenit, kryevepra e muzikës klasike ngjitet në skenën e TKOB
Ndahet nga jeta ikona e humorit Todi Llupi
- 14:45 Nën presion nga sulmet e SHBA-së, Teherani thirrje qytetarëve: Zvogëloni konsumin e energjisë
- 14:41 Vatër zjarri në fshatin Mifol, zjarrfikësit në vendngjarje për të shuar flakët (VIDEO)
- 14:29 Sulm vdekjeprurës në Odesa, shënjestrimi i cisternave ruse në Detin e Zi bëhet pika qendrore e përshkallëzimit të luftës
- 14:09 Raiffeisen Bank Shqipëri vlerësohet me tre çmime nga Euromoney Awards for Excellence 2026
- 14:06 Përshkallëzohet konflikti, SHBA sulmon Iranin për të gjashtën ditë radhazi, luftohet për Ngushticën e Hormuzit (VIDEO)
- 14:04 Rama: Nëse do të ishim lavatriçe parash të pista, nuk do të mbyllnim kapituj me Bashkimin Europian