Festivali i Artit Mural, artistë vendas dhe të huaj pikturojnë në hapësira të hapura
Ka nisur në kryeqytet për të tretin vit radhazi, Festivali i Artit Mural, ku artistë shqiptarë dhe të huaj kanë zgjedhur hapësira masive për të pikturuar.
Të komunikosh përmes artit është një nga format për të thënë ato që nuk mund të artikulohen. Me veprat e artit artit pamor mund të thuhen të pathënat, të mbahen qëndrime, apo edhe thjesht ta shijojnë si diçka të veçantë që vjen jashtë realitetit rutinë.
“Mural Fest lindi si nevojë dhe vullnet i mirë për t’i lënë Tiranës një ekspozitë në qiell të hapur”, tregon Henril Cule, drejtor i Agjencisë së Dekorit.
Sot rrugët e Tiranës ta ofrojnë këtë mundësi, sepse në kaq pak vite arti i muraleve po gjen përhapje të gjerë, madje po pranohet edhe nga qytetarët, që në nisje shumë herë nuk e respektonin këtë formë të pikturës.
“Një nga simbolet e Mural Fest është puna e artsitit gjerman Kejs Meklein, pranë Rrugës së Barrikadave që është kujdesi i nënës, një pjesë do të jenë pranë Komunës së Parisit”, thotë Cule.
Festivali i Mural Fest vjen për herë të tretë dhe këtë radhë risi mbetet sipërfaqja ku aplikohet piktura, të cilat janë më të mëdha se ato të përzgjedhura në vitet e kaluara.
“Risia është që nga përzgjedhja e mureve që janë më të lartat që ekzistojnë për pikturim, sepse ky është projekti më i vështirë që mund të jetë”, thotë Helidon Haliti, kurator “Tirana Mural Fest”.
Në qendër të personazheve mbetet, figura e Gruas, e bërë jo vetëm në qendër të kryeqytetit, por edhe në periferi. Në këtë edicion të tretë, i cili do të zgjasë deri më 30 shtator, janë mbledhur artistë ndërkombëtarë nga Indonezia, Venezuela, Spanja, Italia dhe Greqia mes tyre edhe dy vendas.
Kolona zanore e filmit “Odisea” nga Nolan u frymëzua nga polifonia shqiptare! Kompozitori regjistroi barinjtë e Jugut në orën 4 të mëngjesit
Simfonia e 9-të e Beethovenit, kryevepra e muzikës klasike ngjitet në skenën e TKOB
Ndahet nga jeta ikona e humorit Todi Llupi
- 14:45 Pas sulmeve të SHBA-së në infrastrukturën energjetike, Teherani thirrje qytetarëve: Zvogëloni konsumin e energjisë
- 14:41 Vatër zjarri në fshatin Mifol, zjarrfikësit në vendngjarje për të shuar flakët (VIDEO)
- 14:29 Sulm vdekjeprurës në Odesa, shënjestrimi i cisternave ruse në Detin e Zi bëhet pika qendrore e përshkallëzimit të luftës
- 14:09 Raiffeisen Bank Shqipëri vlerësohet me tre çmime nga Euromoney Awards for Excellence 2026
- 14:06 Përshkallëzohet konflikti, SHBA sulmon Iranin për të gjashtën ditë radhazi, luftohet për Ngushticën e Hormuzit (VIDEO)
- 14:04 Rama: Nëse do të ishim lavatriçe parash të pista, nuk do të mbyllnim kapituj me Bashkimin Europian