Festivali i filmit në Dropull bën bashkë turistë dhe artistë

10 Gusht 2022 | 19:22

Në kryqëzimin midis Gjirokastër, Sarandës dhe Janinës, aty ku gurët e vjetër dëshmojnë historinë e jetës së hershme ilire nisi edicioni i dytë i festivalit të filmit me metrazh të shkurtër.

Parku Arkeologjik i Adrinopolit në Sofratikë të Dropullit prej kohësh nuk vizitohej nga askush ndërkohë që mbrëmjen e kësaj të marte u mbipopullua nga gjirokastritë, sarandjotë, grekë por edhe turistë të ardhur posaçërisht për këtë eveniment.

Për Euroneës Albania, media partner i këtij eventi, drejtori i këtij festivali Kosta Zhonga shprehet se festivali është një festë e re për zonën e dropullit, cka do të shërbejë në promovimin e vlerave turistike.

“Jemi të kënaqur të shohim këtu që në Dropull u shtua një festë e re. Përveç panaireve u bë dhe festa e filmit e cila fillon sot, vendosa ta bëj në teatrin e Adrinopolit për të promovuar dhe amfiteatrin sepse kishte ngelur në harresë. Kam biseduar me shume aktorë dhe regjisorë nuk e dinin që kishte një të tillë kaq te bukur. 1:38 do të mbahet për 4 ditë, Dita e parë këtu, e kemi menduar të jetë në vende të ndryshme, pastaj në Voranci dhe në Dervican,” – tha ai.

Do të jenë 32 filma me metrazh të shkurtër që do të shfaqen për të apasionuarit drejt kinematografisë ndërkohë që një veçanti e festivalit janë dhe seminaret e polifonisë.

Kryetar i Bashkisë Dropull tregon se ky aktivitet ka mbështetjen e institucionit që ai drejton, pasi të tilla aktivitete janë jo vetëm në të mirë të komunitetit por edhe më gjerë.

“Aktiviteti këtë vit zhvillohet për herë të dytë, vitin e kaluar startoi në Dervican këtë vit po nis në fshatin Sofratikë tek amfiteatri i Adrinopolit. Ks filma greke, shqiptare dhe europiane që sjell bashkimin e dy popujve, miq, Shqipëri – Greqi. Do vazhdojmë ti mbështesim, dhe falënderoj personalisht Kosta Zhongën për mundësinë që na jep për zhvillimin e këtij aktiviteti,” – u shpreh Dhimitraq Toli.

Zëri i veçantë i mjeshtrit të madh të polifonisë Roland Çengo dhe grupit” Argjiro” emocionuan të pranishmit.

Te ftuar për të performuar dhe përcjellë pak nga kultura greke ishte dhe grupi i grave nga Greqia, të cilat gërshetonin zërat e tyre të vjetër me kostumet tradicionale.

Konsulli i Greqisë në Shqipëri shprehet se ky eveniment e të tjerë si ky sjellin me afër popullin shqiptar me atë grek,e forcojnë urat e bashkëpunimit midis dy vendeve fqinje.

“Ky është viti i dytë i festivalit të filmit që mbahet në Dropull. Unë jam i lumtur në fakt sepse të tilla aktivitete janë të pakta dhe sjellin më afër dy popujt, atë shqiptar dhe atë grek për të forcuar urat e bashkëpunimit dhe për të treguar se kultura di më se miri të bashkojë e jo te ndajë njerëzit. Unë jam i lumtur që marr pjesë në këtë aktivitet dhe patjetër që do të vazhdojë, edhe me ndihmën e konsullatës greke në vazhdim,” – u shpreh Dimitros Sacharidis.

Njëzëri shprehet dhe politikani i njohur Vangjel Dule, i ardhur posaçërisht për këtë festival.

“Është mesazhi i bashkëpunimit që kultura mund ta përcjellë më mirë sesa politika, ekonomia dhe çdo fushë tjetër e jetës publike, është pikërisht kultura ajo që sjell njerëzit me afër, që bën shkëmbimin e vlerave më të lehtë, dhe ka produkt me afatgjat. Gërshetimi i vlerave është një impakt që shoqëron jetët e komuniteteve në shekuj, këtë bën dhe festivali. Është meritë e veçantë e zotit dhe zonjës Zhonga, që me këtë iniciativë po hapin rrugë të reja në Dropull por e më gjerë,” – tha ai.

Mbrëmjen e parë u prezantuan 6 filma me metrazh të shkurtër, të cilët trajtojnë problemet sociale në vendet ku ato janë prodhuar.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kolona zanore e filmit “Odisea” nga Nolan u frymëzua nga polifonia shqiptare! Kompozitori regjistroi barinjtë e Jugut në orën 4 të mëngjesit

Një pjesë e shpirtit të Shqipërisë do të dëgjohet në një nga filmat më të shumëpritur të viteve të fundit. Kompozitori fitues i çmimit Oscar,...
15:44 | 15/07/2026

Simfonia e 9-të e Beethovenit, kryevepra e muzikës klasike ngjitet në skenën e TKOB

Një nga kryeveprat botërore më ndikim në histori të muzikës klasike, Simfonia e 9-të e Beethovenit, do të ngjitet në skenën shqiptare të Teatrit Kombëtar...
19:18 | 14/07/2026

Ndahet nga jeta ikona e humorit Todi Llupi

Arti dhe kultura fierake kanë humbur një nga figurat e tyre më të dashura. Është ndarë nga jeta aktori dhe humoristi i njohur Todi Llupi,...
10:33 | 14/07/2026