Festivali i Filmit në Venecia, “Luani i Artë’” shkon për aktorin Roberto Benigni

2 Shtator 2021 | 20:06

Festivali i Filmit në Venecia rikthehet me  emocione dhe surpriza. Në Ceremoninë e hapjes ku padyshim respektohen strikte masat anti-COVID i pari që u nderua me çmimin e karrierës është aktori i njohur italian Roberto Benigni.

68-vjeçari solli në skenë hijeshinë dhe fjalimin e tij të mbushur me plot humor.

“Dua të falënderoj të gjithë ata që më duan thjesht ,dhe besuan në atë që po bëja. Që nga njerëzit e parë që më mbështetën, pa të cilët nuk do të bëja asnjë hap kur të bashkohesha me showbiz–in. Unë vij nga asgjëja. Nga varfëria, një varfëri e mrekullueshme, një varfëri aristokratike, por një varfëri e vërtetë, e bukur. Shumë njerëz më ndihmuan në këtë udhëtim që më solli këtë dhuratë të mrekullueshme”, tha aktori Roberto Benigni.

Yje të kinemasë botëror morën pjesë në ceremoni, shumë prej të cilëve po konkurrojnë për një çmim prestigjioz të “Luanit të Artë”.

“Nënat paralele” të regjisorit spanjoll Pedro Almodovar, me protagoniste Penelope Cruz, është filmi hapës i festivalit ku garojnë 21 filma.

Titujt që konkurrojnë për çmimin “Luani i Artë” për filmin më të mirë përfshijnë “Fuqia e qenit”, “Spencer”, “Vajza e Humbur”, bazuar në një roman të Elena Ferrante, “Dueli i Fundit” etj.

Në 8 shtator është edhe premiera e filmit ‘Vera andrron detin’ me  skenar nga Doruntina Basha dhe regji të Kaltrina Krasniqi, një bashkëprodhim nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut. Festivali i Filmit do të vijojë deri në datën 12 shtator.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kolona zanore e filmit “Odisea” nga Nolan u frymëzua nga polifonia shqiptare! Kompozitori regjistroi barinjtë e Jugut në orën 4 të mëngjesit

Një pjesë e shpirtit të Shqipërisë do të dëgjohet në një nga filmat më të shumëpritur të viteve të fundit. Kompozitori fitues i çmimit Oscar,...
15:44 | 15/07/2026

Simfonia e 9-të e Beethovenit, kryevepra e muzikës klasike ngjitet në skenën e TKOB

Një nga kryeveprat botërore më ndikim në histori të muzikës klasike, Simfonia e 9-të e Beethovenit, do të ngjitet në skenën shqiptare të Teatrit Kombëtar...
19:18 | 14/07/2026

Ndahet nga jeta ikona e humorit Todi Llupi

Arti dhe kultura fierake kanë humbur një nga figurat e tyre më të dashura. Është ndarë nga jeta aktori dhe humoristi i njohur Todi Llupi,...
10:33 | 14/07/2026