Festivali i Këngës për Fëmijë, edicioni i 59-të ngjit në skenë 18 talente te reja

4 Korrik 2021 | 17:02

18 fëmijë janë ngjitur të shtunën në skenën e Festivalit Mbarë Kombëtar për Fëmijë, para sheshit të Bashkisë në Shkodër, duke rikthyer festivalin pranë audiencës pas një viti të vështirë pandemik.

Ky edicion i 59-të siç çdo herë tjetër, kurorëzoi me çmime tre talente të reja, por në të njëjtën kohë nuk dhuroi vetëm spektakël muzike por edhe performanca me valle tradicionale. 

Merina Daka është e vogla që rrëmbeu çmimin e parë në festivalin e Këngës, të cilin ja dedikon të atit.

“Ndihem shumë e lumtur, nuk e prisja aspak që të fitoja. Jam dhe e lumtur sepse është kënga për babin, ai në këto momente do të jetë shumë i lumtur”, u shpreh vogëlushja.

Viti ardhshëm përkon me 60-vjetorin, edicion jubile i këtij festivali dhe përgatitjet duhet të nisin që tani shprehet mjeshtri i madh Kujtim Alia për ti dhënë rëndësinë e duhur këtij festivali i cili ka zbuluar mjaft talente.

“Në këtë natë u treguam të gjitha trevave shqipfolëse që talentet nuk mungojnë. Besoj se do t’i dhurojmë publikut shqiptar një festival të 60 jubilar që të kurorëzojë me sukses atë punë të gjatë dhe në një mënyrë të plotësojë fondin e artë të këngës shqiptare për fëmijë”, tha z. Alia.

Një surprizë e natës së kaluar mbeti rikthimi në skenë e të vetmes këngë të kompozuar shumë vite më parë të “Mjeshtrit të Madh”, Kujtim Alisë.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kolona zanore e filmit “Odisea” nga Nolan u frymëzua nga polifonia shqiptare! Kompozitori regjistroi barinjtë e Jugut në orën 4 të mëngjesit

Një pjesë e shpirtit të Shqipërisë do të dëgjohet në një nga filmat më të shumëpritur të viteve të fundit. Kompozitori fitues i çmimit Oscar,...
15:44 | 15/07/2026

Simfonia e 9-të e Beethovenit, kryevepra e muzikës klasike ngjitet në skenën e TKOB

Një nga kryeveprat botërore më ndikim në histori të muzikës klasike, Simfonia e 9-të e Beethovenit, do të ngjitet në skenën shqiptare të Teatrit Kombëtar...
19:18 | 14/07/2026

Ndahet nga jeta ikona e humorit Todi Llupi

Arti dhe kultura fierake kanë humbur një nga figurat e tyre më të dashura. Është ndarë nga jeta aktori dhe humoristi i njohur Todi Llupi,...
10:33 | 14/07/2026