Festivali i lojërave popullore, folklori e ritet e krahinave garojnë në Devoll
Për herë të parë në Shqipëri është zhvilluar Festivali Folklorik Tipologjik Kombëtar i lojërave popullore dhe riteve, i cili është mbajtur në Devoll.
Grupe nga krahina të ndryshme shqiptare kanë prezantuar veshjet dhe disa prej kërcimeve të tyre karakteristike, çka kanë tërhequr me qindra banorë të Devollit.
Për organizatorin e këtij festivali, qëllimi është të kthejë vëmendjen e publikut ndaj këtyre traditave.
“Qëllimi është të rikthejmë mbi bazat e kritereve shkencore organizmin e lojërave popullore dhe riteve që janë dukuri shumë të rëndësishme të trashëgimisë kulturore jo materiale. Ne morëm angazhimin dhe organizmin e këtij edicioni të parë të festivalit folklorik tipologjik të riteve. Vlen të theksohet se ky është edicioni i parë ku ka pjesëmarrje të madhe nga grupe të ndryshme të Shqipërisë që do garojnë midis tyre”, tha organizatori, Niko Kotherja.
Margarita Shehaj pjesëtare e grupit “Thesare Labe”, shprehet se këto tradita janë duke u zbehur, si mungesë edhe e vëmendjes të institucioneve përkatëse.
“Faktikisht këto sa vijnë dhe zbehen por ne në këto festivale bëjmë promovime që të rinjtë të hedhin sytë nga historia dhe mësojnë diçka nga historia dhe ritet tona popullore. Kohët e fundit është shtuar fokusi për këto vlera të rëndësishme, por duhet një vëmendje më e madhe nga Ministria e Kulturës për mos harruar atë që na kanë lënë të parët tanë”, u shpreh ajo.
Te tjerë pjesëmarrësit tregojnë emocionet e marra nga ky eveniment.
” Ne vijmë nga zona e Gjinarit, shpati të Elbasanit dhe përfaqësojmë ansamblin SHPATI. Është kënaqësi të marrësh pjesë në këtë eveniment kaq të rëndësishme pasi duhet të promovohen në vazhdimësi kultura e traditës sonë.
“Ne vijmë nga Gjirokastra dhe këtu përfaqësojmë kostumet e zonës tonë. Të rinjtë duhet të vazhdojnë patjetër me këtë traditë, që mos humbim vlerat e zonës tonë”, thanë ata.
Vallet, këngët dhe lojërat e veçanta të vjetra shqiptare ishin pjesë e festivalit. 10 grupet pjesëmarrëse do të garojnë midis tyre, ku juria do të përcaktojë çmimet përfundimtare.
LEXONI GJITHASHTU
Kolona zanore e filmit “Odisea” nga Nolan u frymëzua nga polifonia shqiptare! Kompozitori regjistroi barinjtë e Jugut në orën 4 të mëngjesit
Simfonia e 9-të e Beethovenit, kryevepra e muzikës klasike ngjitet në skenën e TKOB
Ndahet nga jeta ikona e humorit Todi Llupi
- 20:54 Nga burgimi i përjetshëm në 30 vite: Supremja i ul dënimin e Edmond Lajqit për vrasjen e bashkëshortes
- 20:39 Rritjet e çmimeve, Shtëpia e Bardhë: Është çrregullim i përkohshme në tregun e naftës
- 20:22 Dita e 47-të, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë. U bashkohen edhe studentët e veshur me pelerinat e diplomimit
- 20:15 Nga biznesi privat te drejtimi i kompanive shtetërore: Kush është kryeministri i ri i Ukrainës?
- 20:12 Nikaragua ndërpret marrëdhëniet diplomatike me Italinë, shkak çështja e një vrasjeje të vitit 1978
- 19:47 Pse SHBA-të duan ta “çmontojnë” Gjykatën Penale Ndërkombëtare?