Festivali online i filmit, çfarë mund të shihni?
Këtë vit munguan tapetet e kuq. Për shkak të pandemisë perdet e teatrove, dyert e kinemave dhe shumë forma të tjera të argëtimit ndalën veprimtarinë e tyre.
Në të gjitha botën u anuluan festivalet e filmit.
Sheshi ikonik në Kanë është i heshtur, billbordet janë zevendësuar me mesazhe solidariteti për punonjësit e shëndetësisë.
Por kërkesa për forume kushtuar ekranit të mbetet e lartë. Dhe këtu nis edhe idea e bëhet fjalë për festivalin on line “Ne jemi një” organizuar nga You tube dhe Tribeca Enterprises.
Një event ku bëhen bashkë 21 festivale të njohur ndërkombëtarë sikundër Festivali i Kanës, Venecias, Berlinit e jo vetëm.
Festivali nisi në 29 Maj dhe përfundon në 7 qershor. Do të shfaqen free më shumë se 100 filma, duke përfshirë 13 premiera botërore dhe 31 premiera on line.
Do të ketë vetëm një mundësi për të parë filma të caktuar, pasi ato nuk do të qëndrojnë on line pas shfaqjes së tyre.
Në shumë shtete të Evropës kinematë kanë nisur të rihapen sigurisht nën masa të forta sigurie anti covid-19.
E sikundër çdo anë tjetër e normalitet të ri edhe fansat e filmave duhet të mësohen me realitetin pas pandemisë.
Kolona zanore e filmit “Odisea” nga Nolan u frymëzua nga polifonia shqiptare! Kompozitori regjistroi barinjtë e Jugut në orën 4 të mëngjesit
Simfonia e 9-të e Beethovenit, kryevepra e muzikës klasike ngjitet në skenën e TKOB
Ndahet nga jeta ikona e humorit Todi Llupi
- 12:31 Organizoi futjen në mënyrë të paligjshme të emigrantëve nga Greqia në Shqipëri, arrestohet 43-vjeçar afgan në Vlorë
- 12:11 Tuneli i Llogarasë vijon të jetë pa pagesë, drejtuesit e mjeteve kalojnë falas
- 11:50 Ministrat izraelitë zbulojnë planet për vendbanime të reja të paligjshme në Gaza dhe Bregun Perëndimor
- 11:40 I shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Spanja, arrestohet në Malësinë e Madhe 39-vjeçari (EMRI)
- 11:33 “Malvinas janë argjentinas”, Shtëpia e Bardhë në mbrojtje të Argjentinës për banderolën për Ishujt Falkland
- 11:18 Insektet po dëmtojnë të mbjellat, nis spërkatja me dron për të “shpëtuar” punën e fermerëve në Maliq