Festivali që nisi në Sarajevë vijon misionin e tij në Itali
Muzika është një shkëndijë e cila mund të rindezë dialogun e të krijojë një shpresë të re.
Nga Sarajeva në vitet 90, gjatë luftës në Bosnje, në Bejrut, Jeruzalem, Neë York rrugët drejt miqësisë të rrënjosura nga festivali i Ravenës janë ndjekur nga ata që kërkojnë të sjellin paqe e qetësi aty ku është e nevojshme.
Dirigjenti me famë botërore Riçardo Muti është në qendër të këtij projekti dhe është i bindur se bukuria mund ta shpëtojë botën.
“Forma pulchritudinis est unitas, do të thotë se forma e bukurisë është bashkimi, vëllazëria, harmonia. Mendoj se ky përkufizim i jashtëzakonshëm i Shën Agustinit është përmbledhja perfekte që shpjegon udhëtimet tona,” – u shpreh dirigjenti.
Disa e shohin artin thjesht një formë argëtimi, por shumë të tjerë mendojnë se është më shumë se kaq.
“Nuk është aspak thjesht argëtim, sepse duke i lehtësuar dhe ngushëlluar zemrat, mendoj se mund të bëjmë diçka. Unë jam një artiste dhe nuk kam fuqi apo mundësi të bëj diçka tjetër përveç kësaj,” – u shpreh Arianna Vendittelli, një këngëtare në opera.
Gjithçka nisi në Sarajevë në vitin 1997 dhe pas 25 vitesh rrugët e miqësisë kanë sjellë art dhe muzikë sheshin e mrekullueshëm të Loreto-s, pranë faltores më të rëndësishme në Itali kushtuar Virgjëreshës Mari.
Këtë vit, në koncertet në Lourdes të Francës dhe Loreto të Italisë, kori përbëhet nga artistë italianë dhe ukrainas, një mesazh i mëtejshëm paqeje.
“Edhe pse ka luftë në Ukrainë, jam shumë i lumtur që do kthehem në shtëpi dhe ta rishoh përsëri. Sapo të kthehemi në atdhe, do të vazhdojmë të punojmë, si gjithë ukrainasit e tjerë, për një kauzë të përbashkët dhe do ta bëjmë këtë përmes artit dhe kulturës,” – u shpreh Bogdan Plish, drejtor i korit të Teatrit Kombëtar të Operës në Ukrainë.
Ndër pjesët e muzikës klasike të luajtura nga orkestra e drejtuar nga Riçardo Muti, është “Ave Verum Corpus” i Mozartit.
“Besoj se kjo vepër e shkurtër e Mozartit përfaqëson një intuitë të palimitë , metafizike. Në këto nota muzikore të gjithë ata që janë besimtarë, të çdo feje, por edhe ata që nuk besojnë, mund të gjejnë një mesazh të madh qetësie,” – tha Muti.
LEXONI GJITHASHTU:
Kolona zanore e filmit “Odisea” nga Nolan u frymëzua nga polifonia shqiptare! Kompozitori regjistroi barinjtë e Jugut në orën 4 të mëngjesit
Simfonia e 9-të e Beethovenit, kryevepra e muzikës klasike ngjitet në skenën e TKOB
Ndahet nga jeta ikona e humorit Todi Llupi
- 20:54 Nga burgimi i përjetshëm në 30 vite: Supremja i ul dënimin e Edmond Lajqit për vrasjen e bashkëshortes
- 20:39 Rritjet e çmimeve, Shtëpia e Bardhë: Është çrregullim i përkohshme në tregun e naftës
- 20:22 Dita e 47-të, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë. U bashkohen edhe studentët e veshur me pelerinat e diplomimit
- 20:15 Nga biznesi privat te drejtimi i kompanive shtetërore: Kush është kryeministri i ri i Ukrainës?
- 20:12 Nikaragua ndërpret marrëdhëniet diplomatike me Italinë, shkak çështja e një vrasjeje të vitit 1978
- 19:47 Pse SHBA-të duan ta “çmontojnë” Gjykatën Penale Ndërkombëtare?