Festivali “takim mes dy botëve”, në edicionin e 14-të u shkrinë muzika klasike me poezinë greke

30 Shtator 2021 | 17:22

Është mbajtur mbrëmë në parkun helen në liqenin e Farkës, festivali “Takim mes dy botëve”. Veç muzikës, klasike nuk mungoi as muzika greke.

Nga Gjirokastra, festivali “Takimet muzikore të dy botëve” mbërriti mbrëmë ne Tiranë në Parkun Helen në Liqenin e Farkës, për të sjellë një natë të gjatë artistike mes muzikës dhe poezisë bashkëkohore Greke.

Mbrëmjen e kaluar skena u nda mes dy violonçelistëve babë e birë, Vangjel dhe Fernando Nina, dhe aktores Ema Andreas e përthyesit Sokol Cunga.

Repertori muzikor përveç autorëve të njohur grekë, përmbante vepra edhe nga klasikë të tjerë.

“Luajmë disa pjesë që nga periudha klasike, ajo më kontemporane e deri në ditët e sotme. Jemi munduar të përzgjedhim autorë shqiptarë, grekë, italianë, irlandezë”, u shpreh violonçelisti Vangjel Nino.

Të folurit përmes poezisë ishte një risi e bukur e këtij edicioni, ndërthurur në gjuhën shqipe dhe greke.

Festivali “Takimet muzikore mes dy botëve”, organizuar nga Ambasada e Greqisë dhe “Argjiro” ka mbërritur në edicionin e 14-të, por në kaq vite ky festival ka filluar të shtrihet edhe në qytete të tjera.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026