Festohet Krishtlindja, Kryepeshkopi Janullatos: Vaksina vjen në jetën tonë si një dhuratë e veçantë

25 Dhjetor 2020 | 15:14

Besimtarët ortodoksë kremtuan në mëngjesin e 25 dhjetorit meshën e Krishtlindjes. Ndryshe nga herët e tjera besimtarët iu drejtuan kishave jo vetëm me qirinj dhe lutje por edhe me maskën e vendosur.

Për shkak të pandemisë dita e lindjes së Krishtit u prit nën një atmosferë krejt tjerë. Megjithatë ndonëse më të pakët në numër se vitet e kaluara, besimtarët e kremtuan meshën e Krishtlindjes nën praninë e Kryepeshkopit të Tiranës, Durrësit dhe të gjithë Shqipërisë, Anasatas Janullatos. Nën emrin e tij u dha mesazhi i paqes dhe i shpresës.

“Vaksina që pritet të japë zgjidhjen për të dalë nga robëria jonë e shumëanshme e koronavirusin, vjen në jetën tonë si një dhuratë e veçantë Krishtlindjeje. Le të rezistojmë brenda kësaj atmosfere izolimi të çuditshëm, vetmie, ankthi dhe frike të imponuar nga pandemia, duke kremtuar Krishtlindjen e sivjetshme me përkushtim të plotë ndaj pranisë së çlirimtarit të birit dhe fjalës së pakrijuar të perëndisë,” – u tha nga mesazhi i Kryepeshkopit.

Besimtarët nuk nguruan të urojnë festa të gëzuara me shpresën se me ardhjen e një viti të ri situata e covid-19 do të qetësohet.

“Të jenë me shëndet me radhë të parë nga kjo sëmundje, dhe gjithë të mirat këtij populli shqiptar që po vuan si asnjëherë tjetër,” – tha një e moshuar.

“Njerëzit të jenë çdo vit e më të lumtur e më të shëndetshëm, se si po vjen po themi begati, po s’po ka gjë,” – tha një tjetër.

“Gëzuar Krishtlindjet, Krishtlindje ta mbara, ta bardha, gjithë të mirat, ju uroj shëndet,” – uroi një tjetër e moshuar.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026