FIA dhe Mercedes dënojnë si “të papranueshme” fyerjet raciste ndaj Hamiltonit në rrjetet sociale
Shtatë herë kampioni i botës në Formulën 1, Lewis Hamilton, vuajti fyerje raciste në rrjetet sociale pasi të dielën fitoi në mënyrë të diskutueshme Çmimin e Madh të Britanisë.
Hamilton mori 10 sekonda penallti pasi u përplas me kundërshtarin Max Verstappen gjatë xhiros së parë të garës. Përplasja detyroi holandezin e Red Bull që të tërhiqej.
Fyerjet ndaj Hamiltonit u vunë në dukje nga shtypi britanik mëngjesin e së hënës. Mercedesi dhe drejtuesit e Federatës Ndërkombëtare të Automobilizmit (FIA) i dënuan ato si të papranueshme.
“Këta njerëz nuk meritojnë të kenë hapësira në sport,” – thanë në një deklaratë të përbashkët Mercedesi dhe FIA teksa u kërkua që të merreshin masa kundër abuzuesve.
Verstappen u dërgua të dielën në spital si masë paraprake për përplasjen që pësoi. Pas kontrolleve të imtësishme, mjekët konfirmuan se ai nuk pësoi lëndime serioze.
Penalltia prej 10 sekondash ndaj Hamiltonit e ktheu atë në vendin e katërt, por ai ia doli të tejkalonte përpara. Britaniku parakaloi Charles Leclerc dy xhiro përpara fundit duke marrë dhe vendin e parë.
Verstappen vijon të kryesojë kampionatin me 185 pikë, por pas fitores së të dielës, Hamilton ka ngushtuar diferencën në vetëm 8 pikë.
Por kjo fitore duhet thënë se nuk kaloi pa komente. Verstappen e konsideroi “jo-sportive” dhe “pa respekt” festën e Hamiltonit teksa ai ishte në spital. Komentet e Verstappen erdhën pak përpara se piloti britanik të postonte në Twitter:
“E sotmja na kujtoi rreziqet e këtij sporti. Dërgoj urimet e mia më të përzemërta për Maksin, i cili është një kundërshtar i jashtëzakonshëm. Jam i lumtur që ai është mirë. Gjithmonë do të garoj fort, por në mënyrë të ndershme. Skuadra jonë tregoi përqendrim dhe këmbëngulje. Ëndërr për mua të fitoj në shtëpi.”
Today is a reminder of the dangers in this sport. I send my best wishes to Max who is an incredible competitor. I’m glad to hear he is ok. I will always race hard but always fairly. My team showed grit and perseverance out there. It’s a dream to win in front of my home crowd💜🇬🇧 pic.twitter.com/3S16uFYmDZ
— Lewis Hamilton (@LewisHamilton) July 18, 2021
Fyerjet ndaj Hamiltonit vijnë pak javë pasi futbollistët me ngjyrë të përfaqësueses angleze, Marcus Rashford, Jadon Sancho dhe Bukayo Saka u shënjestruan si fajtorë të humbjes së evropianit ndaj Italisë.
LEXONI GJITHASHTU:
Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione
Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”
Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta