Fico konfirmon se gjatë vizitës në Moskë, siguroi furnizimin me gaz për Sllovakinë

8 Janar 2025 | 22:06

Kryeministri Robert Fico tha të mërkurën se kishte siguruar furnizimin me gaz të Sllovakisë gjatë një takimi me Presidentin rus, Vladimir Putin, në Moskë muajin e kaluar, pak para se Ukraina të ndalonte kalimin e gazit nga Rusia në fillim të këtij viti.

“Më duhej të siguroja minimumin e gazit të nevojshëm për konsum të brendshëm në Sllovaki, gjë që e kemi arritur”, tha zoti Fico në një video të postuar në rrjetin Facebook. Kryeministri sllovak nuk dha më shumë detaje ndërsa zyrtarë të qeverisë nuk iu përgjigjën menjëherë një kërkese për koment.

Zoti Fico e ka akuzuar Kievin se e ka dëmtuar Sllovakinë duke mos zgjatur një marrëveshje tranziti për gazin rus që skadoi në fund të vitit 2024. Ai ka kërcënuar se do të shkurtojë nivelin e energjisë elektrike që shkon drejt Ukrainës dhe se do të reduktojë ndihmën për refugjatët ukrainas.

Sipas të dhënave të operatorit sllovak të rrjetit të transmetimit të gazit “Eustream”, Sllovakia ka vazhduar të marrë gaz që vjen nëpërmjet Hungarisë, e cila furnizohet me gazin rus nëpërmjet tubacionit “Turk Stream”, që nga ndalimi i prurjeve nga Ukraina.

Zoti Fico tha se ndalimi i gazit nga Ukraina i ka kushtuar vendit të tij rreth 500 milionë euro në tarifa tranziti dhe 1 miliard euro për çmimet më të larta të gazit. Ai do të takohet me zyrtarë të Komisionit Evropian në Bruksel të enjten për të diskutuar mbi ndalimin e transitit të gazit nga Ukraina.

Kievi ka thënë se ndalimi i transitit të gazit e dëmton Moskën ekonomikisht për sa kohë që Rusia vazhdon të sulmojë Ukrainën. Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskiy, e ka akuzuar Kryeministrin Fico për hapjen e një “fronti të dytë energjetik” kundër Ukrainës me urdhër të Rusisë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit

Ish-presidenti amerikan Joe Biden do të publikojë vjeshtën e ardhshme një libër biografik, ka njoftuar shtëpia botuese e kontraktuar. ““Promise Me, America” do të trajtojë...
21:53 | 15/07/2026

14-vjeçari akuzohet për planifikim të një sulmi terrorist ndaj dy xhamive në Londër

Një djalë 14-vjeçar është akuzuar për përgatitje të akteve terroriste, pasi dyshohet se planifikonte të sulmonte dy xhami në jug të Londrës, njoftoi të mërkurën...
21:35 | 15/07/2026

Deputetët francezë miratojnë ligjin për vdekjen e asistuar pas vitesh debate

Asambleja Kombëtare e Francës ka votuar këtë të mërkurë për të krijuar të drejtën për vdekje të asistuar. Deputetët votuan me 291 vota pro dhe...
20:43 | 15/07/2026