Fidel Ylli vlerësohet me titull nga Komiteti Olimpik Europian
Presidenti i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, Fidel Ylli nderohet me çmimin më të rëndësishëm të vlerësimit të figurave ndërkombëtare në sport nga Komiteti Olimpik Europian.
Ishte vetë presidenti i EOC, z. Spyros Capralos, ai që i dorëzoi vlerësimin kreu të KOKSH-it “Laurel’ Award” për kontributin e jashtëzakonshëm për sportin shqiptar dhe atë europian dhe për angazhimin e çmuar ndër vite për Lëvizjen Olimpike në Shqipëri.
Vlerësimi për Fidel Yllin u bë gjatë Seminarit të 42-të të EOC, në prezencë të përfaqësuesve të 50 shteteve, anëtarëve të EOC dhe IOC.
Presidenti i KOKSH në fjalën e tij, pasi falënderoi të gjithë të pranishmit, deklaroi se ky vlerësim vjen pas një pune kolosale dhe bashkëpunimit institucional të KOKSH me partnerët: Federatat Sportive, Ministrinë e Arsimit dhe Sportit dhe qeverinë shqiptare.
Presidenti i KOKSH ftoi të gjithë të pranishmit dhe drejtuesit e Komiteteve Olimpike të vizitojnë Shqipërinë si dhe propozoi që Seminarin i radhës i EOC të organizohet në Tiranë.
LEXONI GJITHASHTU:
Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione
Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”
Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta