Fidel Ylli zgjidhet president i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar
Kandidati i PS-së për deputet, Fidel Ylli është zgjedhur këtë të shtunë në krye të Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar.
Në këtë garë, Fidel Ylli arriti të marrë 40 vota, kundrejt Martin Bibës me 12 vota, Vojo Malo me 4 vota, kurse një tjetër rezultoi e pavlefshme.
Nga 41 federata që janë pjesë e KOKSH, vetëm 37 kishin të drejtë vote. Federatat Shqiptare e Futbollit, Federata e Bilardos, Federatat e Kick-Thai Boxing dhe Federata e Sportit Shkollor janë katër Federatat që nuk marrin pjesë, me arsyetimin se nuk kanë plotësuar dokumentacionin përkatëse.
Mbledhja e 24-të e Asamblesë së Përgjithshme Zgjedhore e KOKSH prodhoi debate përpara fillimit të saj ku nuk munguan akuzat nga FSHF, nga kandidati për president Martin Biba por dhe nga Partia Demokratike, të cilët këto zgjedhje i konsideruan si të “kapura politikisht dhe jo-legjitime”.
Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione
Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”
Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta