Fier, sekuestrohen 1.5 mln euro pasuri me burim kriminal

4 Dhjetor 2020 | 07:53

Një pasuri me vlerë 1.5 milionë euro është vendosur në sekuestro nga policia e Fierit në kuadër të një hetimi disamujor të prokurorisë së këtij qyteti.

Në kuadër të operacionit të koduar “Kuadrati” u vunë në sekuestro dy apartamente, një restorant të vendosura në Vlorë dhe Pogradec dhe një automjet luksoz në emër të 49-vjeçares Rudina Hitaj.

Vendimi për ekzekutimin e sekuestros preventive për këto 4 pasuri me vlerë 1.5 milionë euro u mor më 26 nëntor nga Gjykata e Fierit pasi organi akuzës ngriti dyshime se ato ishin krijuar nga veprimtaria kriminale.

Konkretisht shumat e konfiskuara dyshohet se kanë origjinë veprimtarinë kriminale të ish-bashkëshortit të 49-vjeçares , Shaban Zenaj.

Ky i fundit është një emër i njohur për drejtësinë, në vitin 2015 ai u arrestua nga policia shqiptare në Vlorë dhe u ekstradua në Itali ku dhe po vuan dënimin me 14 vite burg për trafik të lëndëve narkotike .

Zenaj është edhe subjekt i operacionit forca e ligjit pasi në muajin qershor atij iu dërgua formulari vetëdeklarimit të pasurisë. Ndërkaq, po në kuadër të këtij operacioni vijojnë hetimet dhe verifikimet për evidentimin e pasurive të tjera që rezultojnë në emër të Shaban Zenajt apo personave të afërm me të.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026