FIFA dënon Hungarinë, kundër Shqipërisë luan pa tifozë
Komisioni i Disiplinës në FIFA ka dënuar përfaqësuesen e Hungarisë për t’i zhvilluar dy ndeshjet e radhës, të vlefshme për kualifikueset e botërorit “Katar 2022” pa praninë e tifozëve.
Shkak për këtë vendim janë bërë thirrjet raciste në ndeshjen ndaj Anglisë, ku disa tifozë sulmuan verbalisht disa prej lojtarëve të përfaqësues së “Tre Luanëve”.
Përballja e radhës si pritëse për përfaqësuesen e Hungarisë është ndaj Shqipërisë, çka do të thotë se përfaqësuesja kuqezi do të kërkojë një rezultat pozitiv në Budapest pa praninë e tifozerisë vendas.
Komisioni ka vendosur gjithashtu për Hungarinë një gjobë prej 150,000 eurosh, ndërsa ka paralajmëruar se nëse do të ketë përsëritje të shkeljeve në dy vitet e ardhshme, dënime do të jenë më të rënda.
Shqipëria arriti që të fitonte pak javë më parë 1-0 ndaj skuadrës hungareze në Elbasan Arena dhe në muajin tetor do të luajë fatin e saj për një nga dy vendet e para në “Grupin I”.
Në këtë grup kryeson Anglia (16), më pas vjen Shqipëria (12), Polonia (11), Hungaria (10), Andorra (3) dhe San Marino (0).
Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione
Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”
Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta