FIFA pranon kërkesat e Partizanit, Eraldo Çinarit i lejohet të luajë me të kuqtë
Federata Ndërkombëtare e Futbollit (FIFA) ka pranuar kërkesat e klubit të Partizanit për të lejuar aktivizimin e futbollistit Eraldo Çinari.
Lajmi u bë me dije nga klubi kryeqytetas, që theksoi se “vendimi ka efekt të menjëhershëm”.
Çinari, 24 vjeç, ishte pezulluar për katër muaj pas pretendimeve për parregullsi që pati transferimi i tij nga klubi kroat i Istras. Për çështjen në fjalë fillimisht FIFA e gjobiti futbollistin me 83 mijë euro, ndërsa pezulloi fushatën e transferimeve të lojtarëve të Partizanit.
Klubi 16-të herë kampion i Shqipërisë mundi ta rrëzojë poshtë në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv vendimin e pezullimit të merkatos dhe që prej fillimit të janarit ka nisur edhe lëvizjet e lojtarëve.
Tashmë Çinari do të jetë një vlerë e shtuar për trajnerin Ilir Daja, i cili synon të shkurtojë diferencat me Vllazninë kryesuese të këtij sezoni. Të kuqtë janë 9 pikë pas klubit shkodran dhe janë të dytët në tabelën e renditjes me pikë të barabarta me Teutën.
Të mërkurën Partizani përballet me Tiranën në një derbi që mund ta shohë Çinarin, së paku të grumbulluar.
Lexoni gjithashtu:
Arbitrazhi rrëzon pezullimin e FIFA-s, Partizanit i lejohet merkatoja e janarit
Tjetër gjobë nga FIFA, Partizani dhe Erald Çinari duhet të paguajnë 83 mijë euro
Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione
Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”
Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta