Filipinet shpallin emergjencë kombëtare energjitike për shkak të luftës në Iran

24 Mars 2026 | 16:28

Filipinet kanë shpallur gjendje të jashtëzakonshme kombëtare, pasi furnizimet e tyre me karburant dhe energji vazhdojnë të pakësohen për shkak të luftës me Iranin.

“Me anë të kësaj shpallet gjendja e emergjencës kombëtare energjetike në dritën e konfliktit të vazhdueshëm në Lindjen e Mesme dhe rrezikut të menjëhershëm që vjen si pasojë e tij mbi disponueshmërinë dhe stabilitetin e furnizimit me energji të vendit”, thuhej në një urdhër ekzekutiv të ndarë nga presidenti filipinez, Ferdinand Marcos.

Vendimi vjen pasi vendi njoftoi masa për të rritur prodhimin e termocentraleve me qymyr për të mbajtur të ulëta kostot e energjisë elektrike. 

Filipinet është ndër shumë vende në Azinë Lindore, dërgesat e karburantit të të cilave kanë rënë pothuajse plotësisht pasi Irani mbylli në mënyrë efektive Ngushticën e Hormuzit për trafikun detar global.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026