Fillon fluksi në Qafë-Thanë, pas vendimit për heqjen e karantinës së detyrueshme
Komiteti i ekspertëve në Shqipëri përpara dy javësh vendosi masën e karantinës për ata shtetas shqiptarë të cilët do të hynin nga Maqedonia e Veriut drejt tokës shqiptare, për të qëndruar 14 ditë në karantinë. Kjo masë ishte në fuqi deri në datën 3 ndërkohë që tanimë lëvizjet mund të bëhen lirshëm.
Në pikën e kalimit kufitar të Qafë-Thanës, e cila lidh Shqipërinë me Maqedoninë e Veriut kanë rinisur hyrjet dhe daljet e shtetasve shqiptarë. Këta shtetas duhet të qëndronin në karantinë për dy javë, si pasojë e masave anti-COVID të vendosura nga Ministria e Shëndetësisë.
Afati i karantinës ishte deri në datën 3 maj. Vet shtetasit shprehen se heqja e kësaj mase është lehtësim për ta.
“Varet në varësi të interesave të kalimtarëve që kalojnë nga kjo pikë dogane. Ka pasur persona që mund të kenë pasur të nevojshme kalimin, qoftë për arsye shëndetësore që mundësohet në Shqipëri por qoftë edhe për studentët, që e kanë pasur të nevojshme kalimin. E gjitha kjo edhe për pjesën e zhvillimit, referuar tregtisë. Shqiptarët kohët e fundit, nga Pogradeci dhe Korça kanë nisur të kenë kalimet me të shpeshta për shkak të bërjes së pazareve”, shprehet një qytetare
“Lehtësi është. Nuk diskutohet që është lehtësi. Shkojmë në Maqedoni për pazar, për ilaçe për punë”, thotë një qytetar.
Për datën 4 maj, në Qafë-Thanë kanë hyrë 1914 shtetas dhe kanë dalë 1795.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta