Fillon largimi i barrikadave në Jarinjë dhe Bërnjak, në pikat kufitare vendoset KFOR

2 Tetor 2021 | 10:21

Marrëveshja për targat e arritur në Bruksel ndërmjet Kosovës dhe Serbisë ka nisur të zbatohet.

Sipas marrëveshjes të arritur pak ditë më parë me ndërmjetësimin e BE-së, duke nisur nga ora 8 e mëngjesit e së shtunës, forcat e njësisë speciale të policisë së Kosovës të vendosura në Jarinjë e Bërnjak, do të largohen njëkohësisht me bllokadat në rrugë, e gjithë kjo tërheqje do të përfundojë maksimalisht deri në orën 16:00.

Në pikën kufitare në Jarinjë, raportohet se ka nisur të lirohet njëra korsi e rrugës, që ishte bllokuar nga kamionët.

KFOR-i do të vendoset në Jarinjë e Bërnjak para se të nisë largimi i sinkronizuar dhe do të qëndrojë për dy javë për të siguruar një ambient të sigurt dhe lëvizje të lirë.

Në pikën 2 të marrëveshjes së arritur mes palëve, nga 4 tetori,  në ora 8:00, hyn në fuqi regjimi i letrave ngjitëse me të cilat do të mbulohen elementet shtetërore në targat e automjeteve  të Kosovës dhe Serbisë.

Ndërsa nga dita e hënë, si Kosova ashtu edhe Serbia do të përdorin stikersat në vend të ndërrimit të tabelave.

Këto dy pika kufitare ishin bllokuar nga serbët lokalë prej 20 shtatorit, kur qeveria e Kosovës mori vendimin që të zbatojë masën e reciprocitetit në targat e makinave të regjistruara në Serbi.

Pas fillimit të zbatimit të marrëveshjes, misioni KFOR-it në Kosovë ka bërë një komunikatë për mediat.

“Misioni i KFOR-it i drejtuar nga NATO ka filluar hapat në mbështetje të implementimit të marrëveshjes së fundit për de-eskalim në veri të Kosovës e arritur në mes të Prishtinës dhe Beoradit në kuadër të dialogut të lehtësuar nga Bashkimi Evropian”, thuhet në komunikatë.

KFOR-i ka bërë me dije se në përgjigje të zhvillimeve në veri të Kosovës, kanë rritur numrin e patrullimeve në rrugët të cilat janë bllokuar nga barrikadat.

“Duke filluar nga kjo fundjavë, për dy javë rresht, KFOR-i do të qëndrojë përkohësisht në këtë zonë, për të siguruar një ambient të qetë dhe të sigurt për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë”, përfundon njoftimi.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026

Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu, tha se rruga e vendit drejt Bashkimit Evropian është interes strategjik shtetëror. Këto deklarata ajo i...
13:38 | 03/06/2026