Fillon vaksinimi për gripin stinor në Kosovë, të moshuarit në radhë për të marrë shërbimin

2 Dhjetor 2020 | 14:37

Kosova është vendi i fundit në rajon që këtë vit siguroi vaksinat kundër gripit sezonal. Sidoqoftë, shpërndarja e tyre në të gjithë vendin u bë menjëherë.

“165 mijë vaksina, falas kuptohet për qytetarët e Kosovës të blera nga Ministria e Shëndetësisë. Jemi në sigurim edhe të 50 mijë të tjerave dhe shpresojmë se shumë shpejt edhe këto do të sillen”, tha Armend Zemaj, ministër i Shëndetësisë.

E të moshuarit, sapo kuptuan për ardhjen e vaksinave, u grumbulluan para Shtëpisë së Shëndetit në qendër të Prishtinës.

 “Po, çdo vit e marr, por sivjet disi jo shumë mirë. Duhet organizuar për të pasur distancë. E duhet vendosur ndarjet që të mos lejohen nga katër apo pesë, por vetëm nga dy. E jo kështu sepse kështu kurrë nuk vjen radha”.

Edhe pse ishin vendosur shirita për radhë e distancë për shkak të pandemisë, të moshuarit nuk përfillën asnjë prej tyre. Në këtë situatë, u desh edhe ndërhyrja e inspektorëve sanitarë dhe policisë që ndërprenë procesin e vaksinimit. Kjo bëri që të moshuarit të ankohen.

Mendimet e të moshuarve:

“Erdha por e paskan ndërprerë. Thanë se e kanë bërë guzhmë edhe e kanë ndërprerë”.

 “Na ndalën policia na ndërprenë sepse thanë se jeni bërë kallaballëk”.

 “Po thonë jo, ne këtu nuk japim, e unë nuk e di ku ta marr vaksinën”.

Kërkesat e të moshuarve për të marrë vaksinën kundër gripit sezonal, gjatë viteve të fundit ka shënuar rritje. Vaksina të blera nga Ministria e Shëndetësisë përmes UNICEF-it, do të ketë të mjaftueshme për të gjithë të moshuarit. Ato do të mund të merren në të gjitha Shtëpitë e Shëndetit në të gjithë vendin.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026

Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu, tha se rruga e vendit drejt Bashkimit Evropian është interes strategjik shtetëror. Këto deklarata ajo i...
13:38 | 03/06/2026