Filmi i regjisorit nga Kosova, triumfon në Sarajevë

26 Gusht 2020 | 19:01

“Zemra e Sarajevës” i takon Visar Morinës. Regjisori shqiptar nga Kosova që jeton në Gjermani, është rikthyer pas një pauze 5-vjeccare me filmin “Exile” për të triunfuar në një nga festivalet më presigjoze europiane të filmit. “Exile” ndjek ankthin dhe paranojën e një inxhinieri farmaceutik me orgjinë nga Kosova, që ndihet i paragjykuar dhe i diskriminuar nga kolegët e punës prej origjinës së tij.

“Filmi ka në qendër një burrë 45-vjeccar që ka një pozitë të mirë punë, në një firmë që prodhon ilaçe. Një moment të caktuar; i nxitur nga disa veprime: pret për një konferencë ku nuk vjen kurrkush, nuk e informojnë për ndryshimin e sallës, kur shkon në shtëpi gjen një mi të ngordhur, ai fillon të krijojë një ndjesi që kolegët e tij të punës nuk e pranojnë mes tyre dhe duan ta largojnë. Ai nuk gjen arsye tjetër për këto ngacmime përveç faktit që është me orgjinë kosovare”- sqaron regjisori Morina.

Gjeste fillimisht të vogla kthehen gradualisht në një dyshim gjithëpërfshirës që e konsumon dita-ditës duke u transformuar në një ankth të përhershëm që reflektohet në gjithë marrëdhëniet e tij.

Visar Morina Heart of Sarajevo

Filmi “Exile” ndërmerr një udhëtim të errët në mendjen e një njeriu që ndjen se po trajtohet padrejtësisht nga bota që e rrethon. Dilema që përshkon gjithë filmin vërtitet mes pasigurisë nëse bëhet fjalë për një rast racizmi të vërtetë apo thjesht një paranojë së personazhit.

“Filmi luan me psikologjinë e personazheve, pasi në çdo moment ngelet në pikëpyetje nëse është ose jo realisht ndjesia e racizmit e pranishme.’Exile’ rrotullohet rreth një personi që nuk është i sigurtë për vendin e vet brenda një shoqërie. Te Xhaferi gjejmë si momente heroike, si momente joheroike, në thelb doja të ishte një njeri si të gjithë ne.”- shprehet regjisori. 

“Exile” është një portret i brishtë, i butë por dhe i errët se si dyshimi mund të konsumojë një njeri dhe të ndikojë në mënyrë të paevitueshme edhe pjesën tjetër të njerëzve që e shoqërojnë atë. Xhaferi, në sytë e Morinës është çdo banor i një vendi që emigron në një shtet tjetër dhe vuan nga një krize e vazhdueshme identiteti.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kolona zanore e filmit “Odisea” nga Nolan u frymëzua nga polifonia shqiptare! Kompozitori regjistroi barinjtë e Jugut në orën 4 të mëngjesit

Një pjesë e shpirtit të Shqipërisë do të dëgjohet në një nga filmat më të shumëpritur të viteve të fundit. Kompozitori fitues i çmimit Oscar,...
15:44 | 15/07/2026

Simfonia e 9-të e Beethovenit, kryevepra e muzikës klasike ngjitet në skenën e TKOB

Një nga kryeveprat botërore më ndikim në histori të muzikës klasike, Simfonia e 9-të e Beethovenit, do të ngjitet në skenën shqiptare të Teatrit Kombëtar...
19:18 | 14/07/2026

Ndahet nga jeta ikona e humorit Todi Llupi

Arti dhe kultura fierake kanë humbur një nga figurat e tyre më të dashura. Është ndarë nga jeta aktori dhe humoristi i njohur Todi Llupi,...
10:33 | 14/07/2026