Filmi i vlerësuar shqiptar ‘Bolero në vilën e pleqve’ në kinema nga 3 shkurti
Filmi shqiptar fitues i 4 çmimeve prestigjiozë ndërkombëtare, “Bolero në vilën e pleqve”, do të shfaqet në kinematë e vendit nga 3 shkurti.
Bëhet fjalë për një dramë psikologjike që reflekton përplasjen midis dy botëve, botën e brezit të vjetër që e duan njëri-tjetrin deri në frymën e fundit dhe atë të fëmijë të tyre që sfidojnë moralet dhe rregullat shoqërore.
E gjitha kjo, e përcjellë nën tingujt Bolero të Maurice Ravelit.
Filmi flet për dy të moshuar, – të luajtur nga Robert Ndrenika dhe Margarita Xhepa- , që i kalojnë vitet e pleqërisë në vetminë e një vile. Ata shkëmbejnë letra dashurie me njëri-tjetrin, nga kati i dytë në kat të parë, në pamundësinë fizike për t’u takuar. Kanë 3 fëmijë, të cilët nuk jetojnë në vilë. I biri u dërgon një vajzë për t’u kujdesur për ta. Vajza shërbëtore është lezbike, dhe ky fakt lind ngjarje që kanë në qendër atë dhe fëmijët e të moshuarve.

Regjisor i filmit është Spartak Pecani, ndërsa skenarin e ka shkruar Linda Fejzaj.
Filmi bazohet në romanin me të njëjtin titull të Fatos Kongolit. Vetë regjisori thotë se ka punuar me shumë dashuri dhe përgjegjësi për këtë film, “pasi romani është një kryevepër”.
“Bolero në vilën e pleqve” ka marrë pjesë në 9 festivale është fitues i 4 çmimeve ndërkombëtare:
- “Skenari më i mirë” në Toronto International Women Film Festival, në Kanada.
- “Filmi më i mirë” në Paris Play International Film Festival në Francë.
- “Skenari më i mirë” në Fusion Film Festival, në Poloni.
- “Regjisori më i mirë” në International Filmmaker Festival of New York, në Nju Jork.
Protagonistë në film janë aktorët e mirënjohur Robert Ndrenika, Margarita Xhepa, Ornela Kapetani, Olta Daku, Olta Gixhari, Gentiana Ramadani, Merita Dabulla, Afrim Mucaj dhe Ledion Zoi.
Filmi do të shfaqet nga 3 shkurti në të gjitha kinematë e Tiranës.
Kolona zanore e filmit “Odisea” nga Nolan u frymëzua nga polifonia shqiptare! Kompozitori regjistroi barinjtë e Jugut në orën 4 të mëngjesit
Simfonia e 9-të e Beethovenit, kryevepra e muzikës klasike ngjitet në skenën e TKOB
Ndahet nga jeta ikona e humorit Todi Llupi
- 22:27 L’Equipe zbulon prapaskenat e Francës, Dembele shpërtheu ndaj shokëve në pushimin e ndeshjes me Spanjën
- 22:27 Inteligjenca artificiale në shëndetësi, OBSH: Mungesa e rregullave rrezikon pacientët
- 22:22 Si ikën Rama? Xhafo zbulon 2 mënyrat dhe bën llogarinë e mandateve…
- 22:20 Deklarata e ministres serbe për Kosovën ndez reagime në Europë, eurodeputeti çek kërkon përjashtimin e Beogradit nga negociatat me BE-në!
- 22:19 Kina kërkon një qasje të re për zhvillimin global: OKB-ja të ketë rol më të fortë në koordinimin ndërkombëtar
- 22:18 “Po përpiqen të pengojnë marrëveshjen me Iranin”, JD Vance akuzon zyrtarë izraelitë