Filmi shqiptar në Oscar 2023
Filmi artistik “Një filxhan kafe dhe këpucë të reja veshur” “A cup of coffee and new shoes on”, me skenar dhe regji nga Gentian Koçi, do të garojë midis filmave të shteteve të tjera në kategorinë “Filmi më i Mirë i Huaj” në edicionin e 95-të çmimeve Oscars.
Kjo nuk është hera e parë që autori Gentian Koçi përfaqëson Shqipërinë në garën e çmimeve Oscars.
Në vitin 2018 ai ishte kandidatura zyrtare e Shqipërisë me filmin e tij debutues me metrazh të gjatë, “Dita zë fill”, film i cili u përzgjodh në mbi 50 festivale në të gjithë botën, duke rrëmbyer çmimet si “Aktorja më e mirë, “Skenari më i mirë” dhe “Filmi më i mirë”.
Në qendër të filmit janë Agimi dhe Gëzimi, dy vëllezër binjakë identikë të pandarë, shurdhmemecë, rreth të dyzetave, jetojnë nën të njëjtën çati.
Një mbrëmje, Agimi në timon, po kthehet në shtëpi bashkë me Gëzimin, kur papritur shikimi i tij turbullohet. Për pak sa nuk ndodh një aksident fatal.
Tek okulisti, disa ditë më vonë, dy vëllezërit zbulojnë se për shkak të një sëmundjeje të rrallë gjenetike, ata do të verbohen me shpejtësi të ndryshme, por në mënyrë progresive dhe të pakthyeshme.
LEXONI GJITHASHTU:
Kolona zanore e filmit “Odisea” nga Nolan u frymëzua nga polifonia shqiptare! Kompozitori regjistroi barinjtë e Jugut në orën 4 të mëngjesit
Simfonia e 9-të e Beethovenit, kryevepra e muzikës klasike ngjitet në skenën e TKOB
Ndahet nga jeta ikona e humorit Todi Llupi
- 16:29 Irani u kërkon rebelëve Huthi të mbyllin rrugën e naftës në Detin e Kuq nëse SHBA godet rrjetin iranian të energjisë
- 16:24 Gjykata e Moskës hedh poshtë apelin e Euroclear për asetet e ngrira
- 16:12 India urdhëron ndalimin e marinarëve indianë që të udhëtojnë drejt Hormuzit, shkak situata rajonale
- 16:06 Gjykata merre vendimin, gruaja e kryeministrit spanjoll do të dalë në gjyq për akuzat për përvetësim fondesh
- 15:56 Ligji për mafian, u jep familjeve italiane të drejtën të ‘çlirohen’ nga jeta e krimit
- 15:34 “Kosova nuk hesht para gjuhës së urrejtjes”, depozitohet kallëzimin penal ndaj ministres serbe Paunoviç