Finalja Itali-Angli, historia favorizon ekipin e ‘Azurrëve’
Italia dhe Anglia do të përballen për të 28 herë në mbrëmjen e 11 korrikut, por për të parën herë në finalen e një kampionati evropian.
Italia ka 53 vite që nuk ka mundur të ketë sukses në këtë kompeticion, ndërsa Anglia ende nuk e ka shijuar titullin e parë, ndërsa ka 55 vite që nga trofeu i fundit, që është Kupa e Botës.
Ndeshja e parë mes këtyre dy skuadrave daton në 13 maj të viti 1933 e cila përfundoi në barazim 1-1, ndërsa deri në 1976 ndeshjet mes këtyre dy përfaqësueseve kanë qenë miqësore.
Italia ka një bilanc pozitiv sa i takon takimeve me skuadrën e “Tre Luanëve” pasi ka mundur që të rrëmbejë 10 fitore, kundrejt 8 sukseseve të britanikëve, ndërsa 9 takime janë ndarë në barazim, nga të cilat tre me rrjeta të paprekura.
Anglezët kanë shënuar më shumë gola, 33 ndërsa “Azurrët” 2 më pak.
Anglia si pritëse ka mundur që të dalë me fitore në 5 ndeshje, ndërsa Italia ka arritur 7 herë sukses si udhëtuese përballë Anglisë, një statistikë që mund ti motivojë edhe në finalen, e cila do të luhet në Wembley.
Dy ndeshjet e fundit mes Anglisë dhe Italisë janë regjistruar në vitet 2015 dhe 2018 e të dyja këto përballje kanë përfunduar në barazim 1-1.
Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione
Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”
Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta