”Finalja” Real-Inter, të dyja skuadrat në moment të vështirë, fitorja opsioni i vetëm

3 Nëntor 2020 | 11:56

Real Madrid pritet të ketë një ndeshje mjaft të vështirë përballë Interit në Ligën e Kampioneve.

Madrilenët 13 herë fitues të këtij kompeticioni nuk kanë bërë një nisje të mirë sezonit pasi në dy ndeshjet e para kanë arritur një barazim dhe një humbje.

Takimi përballë zikaltërve është cilësuar si një finale nga trajneri i Los Blancos Zinedine Zidane pasi një tjetër rezultat negativ do komplikonte ndjeshëm shanset për kualifikim në fazën tjetër.

Për madrilenët mungon Eder Militao i prekur me Covid, por Zidane nuk kërkon të gjejë alibi, sipas tij futbollistët duhet të tregojnë se meritojnë fanellën që mbajnë veshur.

Kjo është një ndeshje vendimtare edhe për interin që gjithashtu nuk i ka bërë një nisje të mirë fazës së grupeve në Champions, pasi në dy ndeshjet e para ka vetëm dy barazime.

Ndërkohë që edhe në kampin Zikaltër ka mungesa. Antonio Conte nuk do ketë në dispozicion Romelo Lukakun për shkak dëmtimi dhe pesha e sulmit pritet ti kalojë Lautaro Martinez që deri tani nuk ka arritur të tregojë një formë të mirë.

Ndeshja e fundit në champions mes këtyre dy skuadrave daton në nëntorin e vitit 1998. Në atë kohë ishin Los Blancos që triumfonin në shifrat 3-1

Në takimet e tjera të mbrëmjes Atalanta pret në shtëpi gjigantët e Liverpool ndërkohë që kampionët e Bayern udhëtojnë në transfertën e Salzburg.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione

Trajneri Rolando Maran ka debutuar me humbje në stolin e kombëtares shqiptare, duke u mposhtur 0-1 në miqësoren përballë Izraelit. Ndonëse ishte një ndeshje miqësore,...
22:17 | 03/06/2026

Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”

Shqipëria është mposhtur 0-1 nga Izraeli në ndeshjen miqësore të zhvilluar në stadiumin “Air Albania” në Tiranë. Goli i vetëm i takimit u shënua në...
21:50 | 03/06/2026

Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime

Botërori FIFA 2026 pritet të jetë një nga ngjarjet që do t’i japë shtysën më të madhe turizmit në Amerikën e Veriut. Sipas Këshillit Botëror...
20:32 | 03/06/2026