Finlanda debat për anëtarësimin në NATO
Grupet parlamentare në Finlandë shprehën mbështetjen e tyre për t’u bashkuar me NATO-n, në një seancë të mbajtur të mërkurën.
Social-demokratët e kryeministres Sanna Marin nuk e përmendën NATO-n në fjalën e tyre, por theksuan nevojën e aderimit në një aleancë ushtarake.
“Është e qartë se veprimet e Rusisë e kanë çuar Finlandën më pranë nevojës për një aleancë ushtarake”, deklaroi kryetari i grupit social-demokrat, Antti Lindtman.
Edhe qytetarët janë dakord.
“Kemi qenë të sigurt deri tani, por mendoj se duhet të ishim bashkuar me NATO-n që në vitet ’60, pasi kemi kufirin më të gjatë me Rusinë”, tha një qytetar.
“Unë kam qenë kundër NATO-s, por për shkak të situatës aktuale tani jam pro”, u shpreh një qytetare.
Nga ana e saj, Rusia ka paralajmëruar se do të marrë masa nëse Finlanda anëtarësohet në NATO e bashkë me të edhe Suedia, që së fundmi ka shprehur dëshirën për të aderuar në Aleancë.
LEXONI GJITHASHTU
Lutjet mortore për Khamenein mbahen pa Mojtaban; djemtë e tjerë marrin pjesë
Ministri serb në Teheran për ceremoninë e lamtumirës së Khameneit
SHBA, të paktën tetë të plagosur në një incident me armë zjarri në Brooklyn
- 13:13 Protesta para Parlamentit, Prokuroria kërkon “arrest me burg” për 3 të arrestuar, “detyrim paraqitje” për të tjerët
- 12:55 Lamallari reagon pas incidenteve te Komisariati Nr. 3: Dhuna ushqehet nga gjuha e urrejtjes
- 12:28 Shpërthejnë bombolat e gazit në Maliq, përfshihet nga flakët një banesë
- 12:19 I jepet lamtumira e fundit aktorit të njohur Koço Qendro
- 12:16 Lutjet mortore për Khamenein mbahen pa Mojtaban; djemtë e tjerë marrin pjesë
- 12:13 Motorë dhe adrenalinë – Korça u gjallërua për dy net nga Moto & Rock Festival