Motorë dhe adrenalinë – Korça u gjallërua për dy net nga Moto & Rock Festival

5 Korrik 2026 | 12:13

Për dy net me radhë, Korça u shndërrua në një qendër të vërtetë feste, muzike dhe adrenalinë përmes organizimit të Korça Moto & Rock Festival.

 Aktiviteti mblodhi në qytet qindra motoristë nga Shqipëria dhe vende të ndryshme të rajonit, duke krijuar një atmosferë të veçantë për banorët dhe vizitorët. Paradat e motorëve në rrugët e qytetit, ekspozimi i modeleve të ndryshme dhe koncertet rock me performanca live tërhoqën vëmendjen e publikut, i cili ndoqi me entuziazëm aktivitetet e festivalit.

Një nga risitë e këtij edicioni ishte pjesëmarrja për herë të parë e makinave amerikane në paradën festive, duke i shtuar më shumë spektakël dhe larmi aktivitetit.

Muzika, energjia dhe pasioni për motorët e automjetet ikonike u ndërthurën në një ngjarje që solli gjallëri dhe promovoi Korçën si një destinacion të rëndësishëm për evente kulturore dhe turistike.

Organizatorët vlerësuan pjesëmarrjen e lartë dhe interesin e treguar nga komuniteti i motoristëve dhe pronarët e automjeteve klasike, duke e konsideruar festivalin një sukses dhe një mundësi për ta vazhduar atë si një traditë të përvitshme për qytetin. Atmosfera festive, tingujte motorëve dhe pjesëmarrja e lartë e bënë këtë fundjavë një spektakël të veçantë për qytetin e Korçës.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Amaneti i Koço Qëndros: Mos mbani homazhe për mua

Koço Qëndro, aktori i njohur i teatrit të Korçës “Andon Zako Cajupi” vetëm një javë më parë se të largohej nga kjo jetë i ka...
09:38 | 05/07/2026

Një udhëtim virtual në Titanik, Inteligjenca Artificiale rikrijon anijen legjendare (VIDEO)

Më shumë se një shekull pas tragjedisë së Titanikut, Inteligjenca Artificiale po ofron një mënyrë të re për të eksploruar historinë, duke rikrijuar me detaje...
17:14 | 04/07/2026

Studentët e Arteve sjellin në miniaturë monumentet e Gjirokastrës, promovojnë trashëgiminë kulturore

Vlerat historike dhe arkitekturore të Gjirokastrës po promovohen gjithnjë e më shumë edhe përmes arteve të aplikuara. Studentë të Universitetit të Arteve kanë ndërmarrë një...
16:38 | 04/07/2026