Finlanda mund ta vazhdojë rrugën e anëtarësimit në NATO pa Suedinë
Grupet parlamentare finlandeze thanë të premten se mund t’i ratifikojnë traktatet themeluese të NATO-s gjatë javëve të ardhshme, një hap kyç në vazhdimin e anëtarësimit në aleancën ushtarake perëndimore, përpara Suedisë fqinje.
Dy vendet nordike, Finlanda dhe Suedia, kërkuan anëtarësimin në NATO menjëherë pas pushtimit rus të Ukrainës vitin e kaluar, dhe derisa shumica e vendeve anëtare kanë ratifikuar aplikimet e dy vendeve, Turqia kundërshton kandidaturën e Suedisë.
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, tha në fund të janarit se Ankaraja mund ta pranojë anëtarësimin e Finlandës, pa Suedinë.
Duke u përballur me zgjedhjet e prillit, shumica e partive politike në Finlandë thanë se duan që parlamenti të votojë mbi traktatet përpara marsit. Kjo u diskutua prapa dyerve të mbyllua të premten në Komisionin për Punë të Jashtme të Parlamentit finlandez.
Diskutimet do të vazhdojnë javën e ardhshme, por është bërë përparim, tha për transmetuesin publik, Yle, kryetari i komisionit, Jussi Halla-Aho i partisë True Finns, shkruan REL.
“Po krijohet një konsensus dhe besoj se do të ketë marrëveshje”, tha ai.
Legjislacioni duhet të dorëzohet më së voni deri më 20 shkurt, nëse parlamenti do të votojë përpara zgjedhjeve.
LEXONI GJITHASHTU:
SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë