Foni: 300 mijë udhëtarë në ditë pa transport publik në Tiranë, operatorit t’i hiqet përgjegjësia e distancimit fizik
Ditën e djeshme transporti ndërqytetas nisi sërish pas afro 4 muajsh ndërprerje, ndërsa transporti urban ende nuk ka rifilluar punën.
Shoferet tregojnë se numri i pasagjerëve sot ishte i ulët dhe se duhet ndihma e shtetit për të kompensuar humbjet e transportit publik i cili me shume se tre muaj qëndroi i mbyllur.
Transporti urban dhe interurban në vend nuk do të nisë shërbimin, deri në ndryshimin e protokollit të sigurisë të udhëtimit dhe plotësimin e katër kërkesave financiare, që nga ulja e TVSH-së dhe heqja e akcizës të naftës.
Përfaqësues i Shoqatave të Transportit Ndërqytetas, Konstandin Foni tha për Euronews Albania se transporti brenda Tiranës nuk ka nisur ende, pasi operatorët përballen me vështirësi financiare që ua pamundëson këtë aktivitet.
Pasi e cilësoi të pazbatueshëm protokollin e propozuar nga ministria për linjat e transportit urban, z. Foni kërkoi që përgjegjësia për ruajtjen e distancimit fizik të mos i lihet operatorit, i cili sipas tij mund të penalizohet pa të drejtë për këtë, por vetë qytetarit.
“Protokolli është i pazbatueshëm, qytetarët duhet të mbajnë distancë 1 metër për të cilën është përgjegjës operatori, gjë që është e parealizueshme.
Gjoba për operatorët është nga 1-7 mln lekë. Në një autobus standard në distancë 1 m do udhëtojnë 25 për qind e qytetarëve. Edhe në rastin e transportit ndërqytetas, sipas protokollit mund të udhëtojnë 50 për qind e kapacitetit.
Kërkojmë të hiqet përgjegjësia e diastancimit fizik nga operatori dhe t’i lihet qytetarit”, tha ai.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta