Firmoset marrëveshja Shqipëri-Mbretëri e Bashkuar për transferimin e të burgosurve
Shqipëria dhe Mbretëria e Bashkuar kanë firmosur sot marrëveshjen për transferimin e të burgosurve në vendin e tyre të origjinës.
Kjo marrëveshje u nënshkrua nga ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, e cila ishte e pranishme sot në Londër, nëpërmjet së cilës bëhet e mundur transferimi i shtetasve shqiptarë nga burgjet e Mbretërisë së Bashkuar në vendin tonë dhe anasjelltas.
Sipas marrëveshjes të burgosurit pas transferimit kryejnë pjesën e mbetur të dënimit në vendin përkatës.
Problemi kryesor është ndryshimi i procedurës së transferimit.
Për palën britanike transferimi përbën një proces administrativ që ndiqet nga “National Offender Management Service” dhe nuk është nevoja për një vendim gjykate, por vijon vuatja e dënimit për të burgosurin.
Ndërsa në Shqipëri është një proces administrativ gjyqësor, ku “Kodi i Procedurës Penale Shqiptare” parashikon dhe rregullon konvertimin e dënimit, me përjashtim të rastit kur ka marrëveshje.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta