Fiskalizimi drejt zbatimit, Buxhuku: Ky proces nuk do të ulë informalitetin në ekonominë shqiptare
Procesi i fiskalizimit, që do të ndryshojë mënyrën se si bizneset faturojnë dhe raportojnë online tek Tatimet, është shumë afër zbatimit.
Në korrik fillon procesi për transaksionet pa lekë në dorë ndërmjet tatimpaguesve për 51 mijë subjekte, por deri tani vetëm 23% e tyre kanë aplikuar për të marrë certifikatën elektronike në e-Albania, që është hapi i parë për të zbatuar sistemin e ri.
Për transaksionet me para në dorë nga tatimpaguesit, pavarësisht përgjegjësisë tatimore apo qarkullimit vjetor të realizuar, efektet e këtij ligji fillojnë më 1 shtator 2021.
Gjergj Buxhuku, administratori i Konfindustrisë tha për Euronews Albania se procesi i fiskalizimit, sipas tij, nuk do të sjellë përfitime të tilla si ulja e informalitetit, në ekonominë shqiptare.
“Nuk është procesi i fiskalizimit që shëron plagët e rënda të ekonomisë shqiptare, janë procese të tjera që kanë të bëjnë me mënyrën se si është ngritur dhe funksionon ekonomia shqiptare, si edhe ndryshimet e shpejta të legjislacionit fiskal të cilat bëhen sidomos në periudhës zgjedhore, premtime publike të cilat krijojnë gropa fiskale”, u shpreh t. Buxhuku.
Gjergj Buxhuku tha se në Shqipëri janë bërë disa procese fiskalizimi, mirëpo nuk është arritur çfarë është pretenduar, duke bërë që të ardhurat e buxhetit të shtetit të mos rriten, për shkak të informalitetit.
“Përfundimet e proceseve të deritanishme, të ngjashme me këtë që po zhvillohet ka dështuar sepse informaliteti nuk është ulur, të ardhurat në buxhetin e shtetit, nuk janë rritur. Shqipëria renditet ndër vendet e fundit në rajon sa i përket informalitetit”, tha Gjergj Buxhuku.
“Flukset informale të parave që hyjnë në vend, janë në shtim”, shtoi ai.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta