Fisnik Asllani në radarët e Bayern dhe Barcelonës, Hoffenheim kërkon 50 milionë euro

25 Dhjetor 2025 | 16:27

Fisnik Asllani nuk do të largohet për më pak se 50 milionë euro, ky është vendimi i marrë nga Hoffenheim, skuadra e Bundesligës gjermane ku aktivizohet 23-vjeçari.

Asllani është një ndër lojtarët më në zë shqiptar dhe po shkëlqen me ekipin e tij, duke tërhequr vëmendjen e disa gjigantëve të futbollit evropian.

Sulmuesi aktivizohet rregullisht me Hoffenheim, ku është kthyer në një lider dhe një lojtar shumë të vlerësuar nga drejtuesit.

Sipas mediave gjermane, Hoffenheim ka vendosur një çmim të lartë për shtatlartin, duke deklaruar se çdo skuadër që dëshiron ta afrojë duhet të paguajë të paktën 50 milionë euro.

Edhe pse një shumë e lartë, potenciali i Asllanit është jashtëzakonisht i madh, aq sa ka tërhequr interesin e Bayern Munchen dhe Barcelonës.

Të dyja klubet, nëse duan ta bëjnë të tyre futbollistin, duhet të derdhin 50 milionë euro në arkat e Hoffenheim.

Që prej nisjes së këtij sezoni, Asllani ka munguar vetëm në 5 ndeshje, duke luajtur në të gjitha të tjerat, kryesisht si titullar.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Trajneri De la Fuente paralajmëron: Më e mira e Lamine Yamalit ende nuk ka ardhur

 “Të jesh në gjysmëfinalet e një Kupe Bote është jashtëzakonisht e vështirë. Të gjithë rivalët tanë janë shumë të fortë, dhe si ekip, ne jemi...
22:27 | 13/07/2026

Italia ëndërron për Pep Guardiolën si trajner. Miqësia e tij me Maldinin shfrenon fantazitë

 Sipas njoftimit të Giovanni Malagòs, tani që Club Italia ka emëruar Paolo Maldini si drejtor teknik (dhe Leonardon si asistent), ka ardhur koha për të zgjedhur...
22:25 | 13/07/2026

Iraola, trajneri i ri i Liverpoolit: Na duhen më shumë përforcime për të konkurruar

Liverpooli hap një kapitull të ri. Pasi mandati i Arne Slot mbaroi pas sezonit të tij të dytë, Reds ia besuan stolin Andoni Iraolas. I ardhur...
22:24 | 13/07/2026