“Fito me Vodafone”, shpall fituesit e llotarisë së përvitshme
Tradita e përvitshme “Fito me Vodafone” u mbyll edhe këtë fundvit me një mbrëmje festive dhe plot çmime për klientët e Vodafone Albania. Ishin 12 Samsung Galaxy Fold 7, 12 iPhone 17 Pro Max dhe çmimi i madh i fundvitit: 2 makina elektrike Skoda Enyaq. Fituesit u shpallën në shorteun që u zhvillua live, pak ditë më parë, në mënyrë transparente, në zyrat qendrore të kompanisë, duke garantuar një proces të drejtë dhe rastësor për të gjithë pjesëmarrësit.
Nga 1 deri më 21 dhjetor, me mijra klientë të Vodafone Albania u bënë pjesë e llotarisë së këtij viti, përmes aplikacioneve My Vodafone dhe JUTH App, duke e kthyer këtë nismë në një nga më të ndjekurat e sezonit festiv.
Fatlumët morën mbrëmë dhuratat që fituan nga ky shorte. Pas ndarjes së 12 Samsung Galaxy Fold 7, 12 iPhone 17 Pro Max në skenë u ngjitën, për të marrë simbolikisht çelësat, fituesit e çmimit të madh, e 2 makinave elektrike Skoda Enyaq.
Ndarja e çmimeve u shoqërua nga performanca live e Orgesa Zaimi, e cila solli muzikë dhe energji përpara momentit të ndarjes së çmimeve.
“Fito me Vodafone” më shumë sesa një llotari, është një mënyrë për t’u thënë faleminderit klientëve besnikë të Vodafone Albania dhe për ta kthyer fundvitin në një histori emocionesh, shpwrblimesh dhe fillimesh të reja. Për Vodafone Albania, lidhja me klientët nuk ndalet te festat: ajo vazhdon gjatë gjithë vitit, duke shpërblyer besimin dhe duke ndërtuar përvoja që mbeten gjatë në kujtesë.



Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta